Connect with Us

Lideri perëndimor nuk ndan dot mendjen/ Basha, shtatë versione të ndryshme për kandidatët e PD-së

Aktualitet

Lideri perëndimor nuk ndan dot mendjen/ Basha, shtatë versione të ndryshme për kandidatët e PD-së

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dje ka thënë së kandidatët që do garojnë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme do ti zgjedhim online.

Por,  kjo është e shtata herë që Lulzim Basha thotë gjëra të ndryshme, për të njëjtën çështje.

E ka thënë dy herë para zgjedhjeve të 2017-ës, dhe dhe prap listat i bëri vetë natën, fshehtas dhe është akuzuar se ka shitur mandate deputetësh.

Nxori një listë me një grup parlamentar qesharakë, sharlatanë dhe të paaftë, të cilët i tërhoqi zvarrë më pas, për të djegur dhe mandatet. Ka folur shtatë herë për të njëjtën gjë në mënyra të ndryshyme.

Një herë thotë do ta bëjmë sipas modelit amerikan, pastaj thotë me stil britanik, pastaj me të gjermanëve, pastaj do ta bëjmë me votim online, apo me një anëtar një votë.

Pra, vetëm thotë njëmijë e një gënjeshtra. Kjo tregon sa serioz dhe sa vlen Lulzim Basha.

Së pari, votimi online është totalisht i pasigurtë dhe i pakontrollueshëm. Nuk ka asnjë garanci që kalon në duart e duhura dhe rezultati nuk manipulohet.

Një votim të tillë Lulzim Basha e bëri online dhe dështoi 100%.  Tani ka zgjedhur t’a rikthejë dhe t’ua “shesë” shqiptarëve si risi, megjithëse kur e bëri në PD dështoi.

Njeriu që ka gjashtë vjet dhe nuk përfundon dot zgjedhjet brenda partisë ka dhënë shtatë versione për zgjedhjen e kandidaturave për deputetë.

Ende sot me gati 15 degë të PD-së nuk është përfunduar procesi zgjedhor. Pa folur më tej se në të gjithë Shqipërinë nuk ka përfunduar ristrukturimi i partisë në zgjedhjet në bazë. Ka seksione të pangritura, ka struktura inekzistente. Ka kryetar grupseksionesh të emëruar, ka anëtar kryesie të emëruar dhe kryetar degësh të emëruar. Ka gjashtë vite që nuk bën dot zgjedhjet në parti dhe na ka dhënë shtatë versione për të zgjedhur kandidatët për deputetë.

CNA.al sjell me data të gjitha qëndrimet e Lulzim Bashës në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve të PD-së për deputet.

Fillimisht kujtojmë këtu një deklaratë të Lulzim Bashës, të bërë me 11 dhjetor 2016.

Basha premtoi se kandidatët e Partitë Demokratike, që do të garojnë për deputetë, do të zgjidhen nga anëtarsia e PD në qarqe.

“Deputetët do të zgjidhen përmes vendimmarrjes me anëtarësinë dhe votuesit, që nesër ata të jenë përfaqësues në radhë të parë të qytetarëve dhe jo të partisë.”-tha Lulzim Basha.

Gjithashtu ai tha se “ ne do të shkurtojmë kohëzgjatjen e mandatit të kryetarit dhe drejtuesve në dy vjet. në këtë mënyrë, çdokush që ka një vizion apo një alternativë tjetër, do të ketë mundësinë të konkurrojë që vizioni i tij apo i saj të bëhet vizioni i partisë.”

Por, ndërkohë vetë Lulzim Basha ka gjashtë vite që është në krye të PD-së dhe po punon fort që ta shkatërrojë dhe përçajë atë parti. Zhvilloi vetëm një process farsë për kryetarin e PD-së në korrik të 2017-ës.

Me 23 janar 2017, Lulzim Basha, përmes një udhëzimi u ka kërkuar kryetarëve të degëve dhe anëtarësisë së PD-së të konsultohen me përfaqësues të botës akademike dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve për propozimin e kandidaturave për deputetë.

“Anëtarët e PD-së duhet të angazhohen në një dialog të hapur me mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe komunitetin në tërësi, shoqërinë civile, botën akademike dhe studentore, sipërmarrjen, të përndjekurit politikë dhe pronarët, organizatat jofitimprurëse”, thuhet në udhëzimin që kanë marrë drejtuesit e PD-së në rrethe.

LEXO EDHE:  Ankimimet e PD dhe LSI/ Anëtari i KAS tregon ecurinë e procesit: Ja kur ndryshon rezultati

Më tej, në prag të zgjedhjeve të qeshorit 2017, me 5 Shkurt 2017, Lulzim Basha premtoi para demokratëve se “Kandidatët e Partisë Demokratike, lista e kandidatëve të cilën unë do të kem nderin t’i kryesoj në këtë betejë për një Shqipëri ndryshe dhe për një ndryshim në Shqipëri, do t’i nënshtrohet një proçesi vetingu, kontrolli të imtësishëm, sipas standardeve më strikte dhe praktikave më të avancuara amerikane, me ekspertë të cilët kanë qenë në bashkëpunim të ngushtë me mua dhe përmes këtij bashkëpunimi, dhe në bashkëpunim me Komisionin e Kontrollit të Integritetit dhe Etikës drejtuar nga Dr.Halim Kosova, do të bëjmë të mundur që çdo demokrate dhe demokrat, anëtar kartëmbajtës i Partisë Demokratike, të flejë i qetë, dhe të jetë i qetë dhe ballëlart, se kandidatët e Partisë Demokratike, janë të pastër si kristali.”

Por, pas marrëveshjes së 17 majit me kryeministrin Rama, Basha përgatiti një listë kandidatësh i vetëm, i mbyllur në zyrën e tij, i shkaktoi një humbje katastrofike Partisë Demokratike dhe doli me një grup parlamentar kllounësh dhe qesharakësh.

17 nëntor 2018, në përfundim të një takimi me një delegacion nga Britania, Basha tha se kandidatët e PD-së do të zgjidhen sipas modelit britanik.

“Po merret përvoja më e mirë në kontinentin europian, ajo e seleksionimit të kandidaturave përpara se ato t’i dërgohen për vlerësim e gjykim anëtarësisë, që është përvoja e Britanisë së Madhe, ajo e konservatorëve britanikë të kryeministres Theresa May.”

Me datë 4 mars 2019, Basha ka thënë se “Sot unë kam pasur vizita të rëndësishme nga partnerët tanë. Unë do të sjellë një model perëndimor brenda partisë sime, ku deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike do të zgjidhen nga anëtarësia e PD-së dhe për këtë kemi ndihmën amerikane, britanike dhe CDU-së gjermane.”.

Ndërkohë, me 6 mars 2019, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediat deklaroi se së shpejti do të nisë organizmi i zgjedhjeve primare në PD, duke marrë shembull modelin amerikan.

“Kam vendosur të sjell standardet e demokracisë perëndimore në Partinë Demokratike dhe për këtë kam mbështetjen e të gjithë botës, kandidatët e ardhshëm për deputetë të PD do të zgjidhen me parimin “një anëtar, një votë” nga anëtarësia”-tha Lulzim Basha.

Nga ana tjetër një ditë më parë, me datë 5 prill 2019, Basha premtoi votim online, për kandidatët e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

Nesër do të shikoni vetë, kur PD do të votojë online formularët e aplikimit për mata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në emër të Partisë Demokratike e cila do të jetë e hapur për të gjithë.”-tha Lulzim Basha.

Pra, një njeri i hapur dhe transparent nuk gënjen me shumë versione, por bën një akt dhe veprim konkret. Së pari zgjedhjet në parti dhe pastaj edhe zgjedhjen e deputetëve.

Por, Basha nuk ka për ti bërë kurrë, as njërën dhe as tjetrën. Mjafton që ai të jetë në krye të listave dhe pastaj produkti që jep Luli dihet nga të gjithë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dritan Leli thumbon Ramën/ “Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, u shfaq në nhë video, duke mbledhur mbeturina në një fushë sporti në Vlorë, ku dhe nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli.

Por, duket se edhe kryebashkiaku Leli i ka kthyer “reston” kryeministrit Edi Rama.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme, por ka bërë progress të vazhdueshëm.

Gjithashtu ai iu përgjigj edhe Ramës, ndërsa tha se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit. Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.”-tha Leli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Yuri Kim darkon me Dua Lipën dhe ndan foton/ “Një super yll në skenë dhe jashtë saj”

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, prej ditës së djeshme po qëndron në Tiranë.

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar këngëtarja Dua Lipa, është takuar edhe me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kjo e fundit ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi, ndërsa shkruan se Dua është një superyll në skenë, dhe më shumë edhe jashtë saj.

“Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, edhe më shumë”, shkruan Yuri Kim.

LEXO EDHE:  Organizimi i PD/Lefter Kostenja rizgjedhet kryetar i deges 7 në Tiranë

LEXO EDHE:  Berisha thirrje për revolucion/ Luli vijon pushimet

Kujtojmë këtu se prej ditës së djeshme Dua Lipa po qëndron në Tiranë, ku ka ardhur për të parë nga afër punimet për një kopsht të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet me financimin e fondacionit të babait të saj.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro nuk ndal rënien/ Në treg ka shumë valutë nga turistët dhe hyrjet informale

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në tregun e brendshëm gjatë ditëve të fundit.

Të premten, një euro u këmbye me 122.19 lekë, duke shënuar një tjetër rekord që nga shkurti i vitit 2020, përpara se të fillonte kriza pandemike.

Gjatë javës së fundit euro ka humbur 0.3 lekë.

Sipas aktorëve të tregut rënia e euros lidhet me tre arsye:

-Së pari nga hyrjet e larta informale të valutës, që kanë krijuar shumë ofertë në treg, ndërkohë që euro nuk po tërhiqet. Edhe raportimet e policisë vazhdimisht flasin për persona që kapen me valutë të padeklaruar gjatë hyrjes në kufi.

-Së dyti, kjo tendencë është përforcuar dhe nga efektet sezonale, si rrjedhojë e shtimit të turistëve. INSTAT raportoi se në qershor, hyrjet e shtetasve të huaj po i afroheshin niveleve të pandemisë. Në qershor në vend hynë 604 mijë shtetas të huaj. Në krahasim me të njëjtin muaj të 2020-s, kur vendi ishte në pandemi, shifra është 3.4 herë më e lartë. Ndërsa në raport me 2019-n, hyrjet e shtetasve janë vetëm 4% më të ulëta.

LEXO EDHE:  Ja kushtet për t’u bërë deputet i PD/ Qyteti ku pritet të kandidojë Basha

-Së treti, edhe në bursat ndërkombëtare monedha e përbashkët ka qenë e dobët. Sot në bursa, euro këmbehej me 1.17 dollarë, niveli më i ulët që nga muaji prill. Dollari është forcuar ditët e fundit ndaj euros pas sinjaleve për një ecuri pozitive të punësimit në SHBA, që tregojnë se ekonomia më e madhe në botë po vijon rikuperimin pavarësisht pandemisë.

LEXO EDHE:  Ankimimet e PD dhe LSI/ Anëtari i KAS tregon ecurinë e procesit: Ja kur ndryshon rezultati

Gjatë gushtit sezonalisht euro është e dobët në tregun e brendshëm, pasi efektet sezonale përforcohen me ardhjen e emigrantëve.

Gjatë këtij viti (deri në 23 korrik), euro është këmbyer mesatarisht me 123.1 lekë. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë, mesatarja e monedhës së përbashkët ishte 123.7 lekë, për shkak të rritjes së fortë të monedhës së përbashkët ne fillim të pandemisë, ku euro arriti deri në 130 lekë për disa ditë në fund të marsit, pas bllokimit të përkohshëm të fluturimeve.

Më pas euro ka qenë e qëndrueshme në nivelet e rreth 123 lekëve./Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë

LEXO TE PLOTE