LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ka zemër të madhe, nuk e meriton këtë"/Ronela thyen heshtjen për lidhjen e saj me këngëtarin shqiptar

6 Prill 2019, 10:40, Lifestyle CNA
"Ka zemër të madhe, nuk e meriton këtë"/Ronela

Pak javë më parë u përhap lajmi se Ronela Hajati dhe Young Zerka i dhanë fund romancës disavjeçare.Sipas miqve të dyshes, arsyeja që çoi në ndarjen e tyre, ishte fakti që Ronela dëshironte ta zyrtarizonte lidhjen me Zerkën pasi çifti bashkëjetonte gjithashtu. Por Zerka aspironte tjetër gjë, të qenit shpirt i lirë dhe kjo ka bërë që marrëdhënia e tyre të përfundojë.

Për herë të parë pas lajmit të ndarjes, këngëtarja tregon gjatë emisionit ?Mirage? sesi është marrëdhënia mes tyre tani. Në fakt Ronela tha fjalët më të mira për të, por duket se kishte dhe një vërejtje, për asyen se Zerka duket se bën shumë për të tjerët.

?Jemi kolegë të mirë dhe Aldo (Young Zerka) është djalë shumë i mirë, ka një karakter që nuk e gjen shumë shpesh të ngelur nëpër kolegë, art, por edhe në njerëz jashtë saj. Është njeri i drejtë, shumë pozitiv, ka një zemër të madhe, ka ndihmuar shumë njerëz, me aq sa ka pasur mundësi, që nuk besoj se e ka marrë mbrapsht. Ka bërë hite dhe u ka dhënë hite njerëzve që mendoj se nuk ia kanë kthyer fare ?feedback?-un. Mendoj se meriton shumë më tepër sesa po i serviret nga showbiz-i. Është shumë i talentuar, e do shumë atë që bën. Është djalë që ka shumë vlera?, tha Ronela.

Por a ka diçka më shumë se miqësi mes tyre:

?Ne flasim, nuk është që nuk flasim?./Burimi:Express

 

Lajmet e fundit nga