LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I bënë “pritë” Ramës/ Policia ndëshkon 13 persona

6 Prill 2019, 11:41, Aktualitet CNA
I bënë “pritë” Ramës/ Policia ndëshkon 13

13 persona janë proceduar penalisht nga policia, pas protestës së djeshme të opozitës në qytetin e Kukësit.

Në njoftimin e policisë thuhet se 13 shtetas u proceduan, pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

?Në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar më datë 05.04.2019 të organizuar nga subjekti politik PD, Kukës e Has në vendin e quajtur ?Ura e Drinit të Zi? janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 deri 60 vjeç nga Kukësi dhe Hasi.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.?-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga