Connect with Us

Geni i babëzisë, që po çon Shqipërinë për skrap

Aktualitet

Geni i babëzisë, që po çon Shqipërinë për skrap

Publikuar

-

Nga Gentian Gaba

-Në një Shqipëri ku Parlamenti mblidhet i rrethuar me forca policie dhe tela me gjemba; ku kryeministri udhëton drejt tubimeve anti-opozitare me helikopterë, për të shmangur protestat, lajmet e bujshme kalojnë pa ndonjë hata të madhe.

Inflaksionim i lajmeve të këqija e ka shndërruar opinioni publik në një masë pësuese dhe rrallë herë reaguese. Ky fenomen quhet ‘shifting baselines’, në shqip mund të përkthehet “spostim i kufijve”. Termi përdoret në psikologjinë sociale për të përshkruar mënyrën sipas së cilës gradualisht dhe pa kuptuar, perceptimi ynë përshtatet në periudha të ndryshme kohore. Është një mekanizëm mbrojtës në funksion të ruajtjes së normalitetit psikik të individit. Sigurisht na shpëton nga dëshpërimi përballë abuzimeve; por gjithashtu është shumë i dëmshëm në raportin e individit me pushtetin, pasi prodhon qytetarë të bindur ndaj çdo abuzimi.

Një kut për të kuptuar përshtatjen e qytetarëve ndaj kufijve të reja të abuzimit me gjënë publike, është raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit sipas të cilit, në vitin 2018, parregullsitë financiare dhe dëmi ekonomik i institucioneve shqiptare kap shumën e 1.7 miliard euro. Një shifër gjigante krahasuar me ekonominë tonë liliputiane. Për të cilën, çdo njëri me pak fantazi, mund të rrok më së miri tërësinë e gjërave që mund të zhvilloheshin, nëse kjo shumë marramendëse do të përdorej në dobi të interesit publik.

Mirëpo ky krim ekonomik duket se nuk po shqetëson asfare. Sikurse fare pak qeder shkaktoi edhe raporti vjetor që Departamenti Amerikan i Shtetit dorëzoi të enjten e shkuar në Kongres, mbi strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. Ku në pjesën për Shqipërinë, ndër të tjera, DASH theksonte se korrupsioni është shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Nëse nga njëra anë flegmatizmi qytetar ndaj këtyre lajmeve tregon nivelet e reja të durimit karshi një pushteti të korruptuar në mënyrë absolute, nga ana tjetër rrëzon në mënyrë të qashtër retorikën e 2017-ës, atë të ‘timonit’ dhe ‘tepsisë’ me të cilën kryeministri ende shpërrallon nëpër Shqipëri.

LEXO EDHE:  Astrit Patozi: Bindja Demokratike ka mbështetje në të gjithë Shqipërinë

Atëmot tepsia dhe timoni hynë në përdorimin ligjërimor për të zëvendësuar mungesën e bilancit dhe alternativave, ndërsa sot, me të dhënat e mësipërme, janë provat më flagrante për fajet e Ramës dhe ‘Rilindjes’.

Ai që kërkoi timonin i vetëm, për të ‘mos pasur njëri në prerë’, pasi sipas tij aleatët e kishin bllokuar në katërvjeçarin e parë; dhe premtoi se i vetëm në timon do të kishte çuar për skrap tepsinë, duke nënkuptuar korrupsioni që buron nga ndarje e pushtetit brenda koalicionit, është sot përgjegjës i vetëm për raportet e DASH-it dhe KLSH-së.

Nuk ka asnjë alibi, nuk ka asnjë justifikim, nuk ka koka turku për t’u sakrifikuar kundruall mëkateve të njëshit dhe zerove që ka nga mbrapa. Ka vetëm një çetë të drejtuar nga kryeministri që vepron nën ethet e genit të babëzisë. Një instinkt i rrënjosur thellë në ADN-në e politikës sonë, por që makutëria e një pushteti pa kontroll dhe balanca e çoi në oktavën më të lartë.

Një plaçkitje e paprecedentë që sot përpiqet ta kamuflojë me batuta dhe atlete. Anipse janë gjetje që nuk mund të mbajnë gjatë, pasi daullet e luftës politike tashmë gjëmojnë rreth tij, dhe raportet që terratisin qeverisjen janë barut për dyfekët e opozitës. Këtë të fundit Rama është zotuar se do të çoj për skrap. Veçse me sondazhet që opozitën e konfirmojnë shumicë dhe mazhorancën pakicë, duket se e vetmja gjë që rrezikon të çoj për skrap është Shqipëria. Një arsye e mirë për ta ndalur përpara se të jetë tepër vonë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Ministri serb: Kosova do të bashkohet me Shqipërinë njëherë e përgjithmonë

LEXO EDHE:  Ndërroi jetë ish kreu i OKB-së që vizitoi Shqipërinë në vitin 1990

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Zgjedhja është e qartë/ Rama: Rrumpallë e rrënim për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Zgjedhja është e qartë/ Rama: Rrumpallë e rrënim për Shqipërinë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: