LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fasulet e zeza/Benefitet dhe të këqijat e konsumimit të tyre

6 Prill 2019, 20:00, Aktualitet CNA
Fasulet e zeza/Benefitet dhe të këqijat e konsumimit të tyre

Sipas Annessa Chumbley- t, konsulente ushqimore e specializuar, fasulet e zeza gëzojnë shumë më shumë antioksidantë se çdo lloj tjetër i fasules.

Përfitimet shëndetësore të fasuleve të zeza janë nga më të ndryshmet:\

1. Luftojnë sëmundjet e zemrës

Duke ulur kolesterolin, fasulet e zeza sigurojnë shëndetin e zemrës suaj falë sasisë së madhe të fibrave të tretshme që gjenden te këto bishtajore.

2. Kontrollojnë sheqerin në gak

Fasulja e zezë përmban niseshte rezistente, që kalon nëpër zorrët tuaja dhe parandalon rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

3. Ju ndihmojnë të ndiheni mrekullueshëm

E konsideruar si ?super fasulja?, vetëm në një filxhan fasule të zeza gjenden 15 gram proteina dhe 15 gram fibra. Ky kombinim shërben për t?ju mbajtur energjikë dhe të ngopur. Sikur të mos mjaftonte kjo, fasulja e zezë ndihmon edhe metabolizmin e yndyrës.

 

Por ato kanë dhe anët e tyre negative dhe personat që kanë probleme me tretjen, të cilët rrezikojnë gazra dhe fryrje për shkak të nivelit të lartë të fibrave nuk duhet t’i konsumojnë. Po kështu përdorimi i tyre i shpeshtë ndalohet dhe për këdo që ka hipertension (tension të lartë të gjakut) si pasojë e sasisë së madhe të natriumit.

Lajmet e fundit nga