LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët në protestë/ Bypass-i na bllokon shtëpitë

6 Prill 2019, 10:00, Aktualitet CNA
Banorët në protestë/ Bypass-i na bllokon shtëpitë

Disa banorë të fshatit Mbrostar kanë dalë sot në protestë, duke kundërshtuar ndërtimin e bypassit në Fier, pasi pretendojnë se ky projekt çon në bllokimin e rrugës për në banesat e tyre.

Sipas banorëve Bypass-i bllokon rrugën dhe nuk lejon kështu kalimin as të zjarrfikësve apo autoambulancave.

Në mbështetje të protestuesve ka qenë edhe kryetari i PD-së në Fier, Luan Baçi, i cili tha se do të jemi krah banorëve në këtë të drejtë që iu takon.
?Banorët janë bllokuar dhe po ndeshin me veshin e shurdhër të qeverisë. Do t?i mbështesim në çdo hap, edhe nëse bllokojnë aksin nacional?, deklaroi Baçi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga