LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“50 mijë euro për 1 lakuriq nate”/ Ironia therëse e Ylli Dylgjerit

6 Prill 2019, 06:35, Aktualitet CNA
“50 mijë euro për 1 lakuriq nate”/ Ironia therëse e

Gazetari Ylli Dylgjeri, i njohur për ironinë therëse ndaj aktualitetit politik, ka rrëfyer një bisedë me një mikun e tij që jeton në Gjermani.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa zbulon një mesazh të mikut të tij, Dylgjeri bën edhe një paralelizëm me politikën.

Miku që jeton në Gjermani, thotë se në vendin ku jeton ?Nëse i dëmton gjoba është 50 mijë euro për 1 lakuriq nate.?.

Ndërsa gazetari Dylgjeri shkruan se ne një ?lakuriq dite? e kemi kryeministër, duke iu referuar kështu kreut të qeverisë.

?Një lakuriq dite e përkëdhelëm te një vend që sthuhet, në një plazh perëndimor, dhe nuk e çuam në asnjë qëndër rehabilitimi por…e votuam qysh para 20 viteve. Sot e kemi akoma Kryeministër.?-shkruan ndër të tjera gazetari Dylgjeri.

Postimi i plotë:

Më mirë lakuriq dite në Shqipëri se lakuriq

nate në Gjermani…

Andi, miku im, jeton prej vitesh në Gjermani.

I sistemuar me punë dhe familje e ka ndërtuar jetën pa dalluar nga një shtetas gjerman.

Andi punon ndër të tjera edhe për një kompani prestigjoze të prodhimit të produkteve të aluminit. Komunikoj shpesh me Andin duke ndarë opinione poiitike e vlerësime për lajmet që vinë nga të dy vendet tona të pa krahasueshme.

Ja çmë shkruajti sot në inbox:

Ishim dje me arkitektin pasi duhej prishur një magazinë 11 000 m2 për nevojat e firmës. Problem ishte se aty në godinën e vjetër kishte lakuriq nate. Duhen kapur lakuriqët fillimisht për ti çuar diku në një qënder kujdesje ku të vazhdojnë të jetojnë. Por për ti kapur duhej një tel special ngjyrë e zezë 35 cm. Metodat e kapjes ishte:  fillimisht duhet ti gudulisesh në bark dhe kur te bien duhet ti presësh me thes te butë extra, t’ju bësh foto, dhe më pas ti çosh në destinacionin e caktuar për to. Nëse i dëmton gjoba është 50 mijë euro për 1 lakuriq nate. Nuk është humor Dylgjer!

Kaq më shkruante Andi.

Në përgjigjen time i shkruaj:

Andi, nuk më habit ky trajtim që i bëni ju gjermanët lakuriqit të natës. Ne shqiptarët kështu i trajtojmë njerzit. Një lakuriq dite e përkëdhelëm te një vend që sthuhet, në një plazh perëndimor, dhe nuk e çuam në asnjë qëndër rehabilitimi por…e votuam qysh para 20 viteve. Sot e kemi akoma Kryeministër.

Tani ku është më mirë Andi?

Të jesh lakuriq nate në gjermani apo lakuriq dite në Shqipëri?/CNA.al

Lajmet e fundit nga