LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtarët e Bashës marrin mandatet e deputetëve

5 Prill 2019, 11:52, Aktualitet CNA
Zyrtarët e Bashës marrin mandatet e deputetëve

Vendimi i Lulzim Bashës për të djegur mandatet e deputetëve duket se ka qënë i nxituar dhe i pakonsultuar me bazën e Partisë Demokratike.

Vendimi, i cili fillimisht është kundërshtuar ashpër nga ndërkombëtarët, tashmë po kundërshtohet edhe nga brenda PD-së.

I pari që e kundërshtoi si drejtues politik, ishte kreu i PD-së së Lushnjes, Myslim Murrizi.

Së dyti, ishte Halil Jakimi, drejtues lokal në PD-në e Bulqizës.

Më tej ishte nënkryetari i Bashkisë së Kamzës, Korab Lita, i cili ka qënë edhe kryetar i PD-së në Kamëz.

Ish-kryetari i PD-së së Peqinit, Arben Elezi po ashtu ka marrë mandatin e deputetit.

Ndërkohë, sot kryetari i FRPD-së dhe anëtari i kryesisë së Kolonjës, Arlind Çarçani ka dorëzuar në KQZ formularin e vetdeklarimit, duke pranuar kështu mandatin e deputetit.

Këta janë pjesë drejtuese e politikës së PD-së gjatë këtyre gjashtë viteve në PD, nga jugu në veri.

Gjithashtu mandatin e morën edhe aleatët. Përmendim këtu Adriatik Alimadhin, kreu i Ballit Kombëtar.

Prandaj duket se vendimi për djegien e mandateve nuk ka qënë kundërshtuar vetëm nga ndërkombëtarët por edhe brenda vetë strukturave të PD-së, të cilët nuk kanë pranuar aventurën e Lulzim Bashës, i cili për të fituar mbështetje nga militantët e PD-së, pas dështimit me listat e 17 majit 2017, vendosi djegien e mandateve për të përfunduar tashmë i vetmuar dhe në izolim të plotë jo vetëm nga ndërkombëtarët, por edhe duke e përçarë më tej Partinë Demokratike./CNA.al

Ekskluzive/ Murrizi flet për CNA.al: Pse nuk e dorëzoj mandatin

Ish-kreu i PD-së sot në Parlament/ Bën betimin si deputet

Shtohet lista e ?tradhtarëve?/ Një tjetër kandidat i PD-së pranon mandatin

Opozitë e re në Kuvend/ Një tjetër kandidat pranon mandatin

Një tjetër ?tradhëtar? drejt Kuvendit/ Deputeti i Korçës pranon mandatin

Pranoi mandatin e deputetit/ Alimadhi: Basha na tradhtoi

Lajmet e fundit nga