LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama sulmon mediat/ “Emisionet si 100 Vitrinat”

5 Prill 2019, 13:39, Aktualitet CNA
Rama sulmon mediat/ “Emisionet si 100 Vitrinat”

Kryeministri, Edi Rama, gjatë takimit të tij nën siglën ?Bashkia që duam?, në qytetin e Kukësit, nuk la pa përmendur edhe ?kadrinjtë?, siç i quan ai disa nga analistët e gjithëherëndodhur nëpër emisionet televizive.

Ndërsa fliste për ta kryeministri Rama theksoi se emisionet televizive janë bërë si ?100 Vitrinat?.

?Flasin çdo natë ?kadrinjtë? të shtrirë nëpër studio. Si mendoni ju zoti ?Kadri? për këtë? Si mendoni ju zoti ?Kadri? për atë. Edhe “kadrinjtë”, ca me mjekërr ca pa mjekërr, shpalosin talentin e tyre.

Janë bo këto emisionet si 100 vitrinat, përsëriten-përsëriten vazhdimisht. Kudo Babalja, Babalja. Na e kanë bërë me seri. Po shyqyr që i kemi dhe janë mirë me shëndet, se shyqyr Zotit janë të dhjamosur mirë?,-tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga