LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi: Nuk kam qenë kurrë e varfër/ “Qeveria Rama eskortë”

5 Prill 2019, 20:14, Aktualitet CNA
Kryemadhi: Nuk kam qenë kurrë e varfër/ “Qeveria Rama

Kryeministri Edi Rama, në disa qytete ku ka zhvilluar turin e tij ?Bashkia që Duam? e ka quajtur të “varfër” dhe “fallxhore” kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në lidhje me këto sulme të Ramës, në emisionin “Repolitix”, Kryemadhi u shpreh se ai nuk ka respekt për gratë.

Kryetarja e LSI-së, e quajti qeverinë e Ramës “eskortë”.

Ajo u shpreh,gjithashtu, se nuk është dhe nuk ka qene ndonjëherë e varfër, si dhe sulmoi Ramën si mosrespektues të familjes, bashkëshortes dhe fëmijëve.

?Ai në përgjithësi nuk ka respekt për gratë. Qeveria e tij është eskortë. Është eskortë parash, është eskortë edhe për të tjera gjëra. Le të shohë gratë në qeverinë e tij se e di gjithë Shqipëria se çfarë bëjnë. Ai nuk është i qetë, batutat dhe barsaletat që tregon ai i thotë nga sikleti që ka. Përsa i përket asaj që thotë ai unë nuk jam e varfër nuk kam qenë kurrë e varfër sepse kam një familje shumë të mirë, kam tre fëmijë shum të mirë dhe një bashkëshort shumë të mirë. Një njeri që nuk ka respekt për familjen e vet për fëmijën e vet për bashkëshorten e vet nuk pres të më respektojë mua sepse nuk e dua respektin e tij?,-tha Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga