Connect with Us

Kriza politike/ Rama dhe Basha flasin për “Zërin e Amerikës”

Aktualitet

Kriza politike/ Rama dhe Basha flasin për “Zërin e Amerikës”

Publikuar

-

kryeministri edi rama,kryetari i pd lulzim basha

Radioja “Zëri i Amerikës” i ka kushtuar një kronikë, në edicionin e lajmeve në gjuhën angleze, situatës politike në Shqipëri.

Gazetarja Sabina Castelfranco ka ardhur në Shqipëri dhe ka marrë prononcime nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, dhe kryeministri Edi Rama.

Kronika hapet me një video, nga protestat e opozitës në Tiranë, nga ku raportohet:

“Protesta të përjavshme po shënohen në rrugët e Tiranës, përpara se BE do të vendosë në Qershor nëse do të ecë përpara me bisedimin për pranimin e Shqipërisë si anëtar. PD e opozitës thotë se nuk do marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Qershor nëse nuk dorëhiqet kryeministri Rama dhe nuk krijohet një qeveri tranzitore.”

Më tej në kronikë është dhe një prononcim i Lulzim Bashës, i cili edhe në këtë intervistë i ka qëndruar kërkesës së tij për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

LEXO EDHE:  Rama takim me përfituesit e programit LEAD Albania

“Dorëheqje e Ramës dhe një qeveri tranzitore, e përbërë nga socialistë që nuk janë të lidhur me krimin, që do u lirojnë së pari duart prokurorëve për të sjellë përpara drejtësisë politikanët që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e vitit 2017 dhe do punojnë me opozitën për të përparuar reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi”, thotë Basha.

Ndërsa në prononcimin e tij për VOA, kryeministri Edi Rama, deklaroi se ne jetojmë në një vend të lirë.

“Ne jetojmë në një vend të lirë. Natyrisht nuk është akoma një demokraci e konsoliduar. Por jemi mjaftueshëm solidë sa duhet për të kuptuar dhe për t’u sjellë bazuar mbi parimin se zgjedhjet janë për të gjithë”,-deklaroi Rama.

Në mbyllje të kronikës gazetarja shprehu shqetësimin e saj për rrugëtimin e Shqipërisë në BE./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  Publikohet lista e liderëve më seksi në botë/Surprizon Edi Rama

LEXO EDHE:  Zbardhen pikat e draftit që ndërkombëtarët iu ofrojnë palëve

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  Rama takim me përfituesit e programit LEAD Albania

LEXO EDHE:  Nga Kastriot MYFTARAJ/ Nga sot Basha është Bashari

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: