LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KPK e kaloi në “sitë”/ Zbardhet vendimi për Gjyqtaren e Apelit për Krime të Rënda

5 Prill 2019, 08:23, Aktualitet CNA
KPK e kaloi në “sitë”/ Zbardhet vendimi për Gjyqtaren

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot rikonfirmimin në detyrë të Gjyqtares së Apelit për Krimet e Rënda, Albana Boksi.

Relatorja e çështjes, Firdes Shuli u shpreh se komisioni e ka rivlerësuar gjyqtaren Boksi në të tri komponentët; për deklarimin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin. Shuli theksoi se gjyqtarja Boksi ka qenë tërësisht bashkëpunuese gjatë gjithë procesit të verifikimit, gjë që do të konsiderohej gjatë marrjes së vendimit.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI ka raportuar pranë komisionit se gjyqtarja Albana Boksi ka kryer deklarim të saktë, ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive që zotëron, nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë Gjyqtares së Apelit për Krimet e Rënda, Albana Boksi.

?Mbrojti? kolegët e akuzuar për korrupsion/ Zbardhet pasuria e gjyqtares Albana Boksi

Lajmet e fundit nga