LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Incidenti në konferencë/ Flasin Klosi dhe ministri kosovar

5 Prill 2019, 10:27, Aktualitet CNA
Incidenti në konferencë/ Flasin Klosi dhe ministri kosovar

Konferenca për “Klimën në Ballkanin Perëndimor” do të mbahej ditën e sotme në Tiranë.

Fillimi i konferencës është shoqëruar me incidente, pasi OKB kërkoi që Kosova të përfaqësohej nga UMNIK. Në një prononcim për mediat, ministri kosovar Matoshi tha se një gjë e tillë është e papranueshme.

Sëbashku me ministrin e Mjedisit Blendi Klosi sqaruan se çfarë ndodhi ditën e sotme.

Deklaratat e ministrave:

Matoshi: Problemet mjedisore janë shumë të mëdha. Ne me ministrin Klosi kemi çdo aktivet të dakorduar, ndërsa ajo ka ndodhur sot ka të bëjë më tepër me rregulla strikte të përcaktuara Kombet e Bashkuara të cilat kërkojnë që Kosova të jetë e përfaqësuar nga UMNIK dhe është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë asnjëherë. Konferenca do të zhillohet në një nivel teknik në formë work shop-i. Nuk mund të flas për të tjerët më thanë që ambasadorët kanë ikur, ministri Klosi është këtu bashkë me mua. Ndërkohë që ne do të vazhdojmë që në mënyrë bilaterale të bashkëbisedojmë. Ua thashë dhe zyrtarëve të OKB që askush të mos ëndërrojë që të ketë një klimë paqeje në Ballkan nëse ka ende gjykime që një vend të përjashtohet nga projektet.

Klosi: Akriviteti është nga OKB por ne si vend mikpritës ftova ministrin Matoshi. Ka prezencë të lartë të OKB-së. Konferenca ka të bëjë me një sërë problematikash që ne vendet e rajonit të bëhemi së bashku. Kur vjen puna tek fondet Kosova është pjesë e këtij diskutimi. Grupet tona po vazhdojmë diskutimin. Për sa i përket trupit diplomatik ata janë të gjithë pjesë e diskutimit. Unë mendoj se ne sot patëm një se Kombet e Bashkuara e pranuan Kosovën si pjesë e diskutimit. Për ne ishte e pallogjikshme që të mos ishte Kosova. Mos prezenca e ministrit të Kosovës më detyroi edhe mua patëm 2 orë debate. Statusi i Koosvës si i ftuar special.

Matoshi: Unë s’kam folur sot me palën serbe. Ne kemi ardhur dje jemi pritur shumë mira, kishte takim ministrash kemi diskutuar se problemet duhet t’i zgjidhim sëbashku. Duhet të mendojmë përtej zhvillimeve të politikës ditore. Në rast se dëshirojnë që të flasim për Ballkanin Perëndimor duhet të pajtohet edhe OKB edhe Serbia, që aty duhet të jetë edhe Kosova.

Klosi: Ne dje ishim në takime të vazhdueshme, më tepër se një problem rajonal është një problem i rregullave të OKB. Janë rregullat që nuk na lejonin të procedonim nga një standart. Prezenca e ministrit serb ishte në dakordësi edhe me ministrin kosovar.

/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga