Connect with Us

Horoskopi i ditës, 5 prill 2019

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 5 prill 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite dhe ne disa momente mund te konfliktoheni ashpër me partnerin. Keni pak kohe qe nuk keni folur sinqerisht me njeri-tjetrin dhe keni mbajtur sekrete. Beqareve nuk do ju mungoje dëshira për te joshur, por ende nuk do gjejnë personin e përshtatshëm. Ne planin financiar duhet te ruani qetësinë dhe nuk duhet te veproni pa qene te bindur.

DEMI 21. prill – 21. maj

Marrëdhënia juaj ne çift nuk ka për te qene e mire sot. Nuk do jeni aspak tolerante me njeri-tjetrit dhe do konfliktoheni pafundësisht. Ne fakt nuk duhet t’ia hidhni gjithë fajin tjetrit sepse edhe vete keni gabimet tuaja. Beqaret duhet te marrin ne konsiderate çdo ftese qe do ju behet, por jo te nxitohen për te filluar lidhje. Për financat duhet te konsultoheni sa me pare me një specialist te fushës.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Stuhi te fuqishme pritet te fryjnë sot ne jetën tuaj ne çift. Mundohuni te ruani sa me gjate qetësinë dhe nga ana tjetër bëni përpjekje për ta ndryshuar situatën pa qene vone. Beqaret nga ana tjetër do kenë fat me shume se ditët e tjera dhe do realizojnë disa takime te këndshme. Financat do përmirësohen tej mase dhe kjo fale mbështetjes se madhe te familjareve dhe miqve.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Gjate kësaj dite do mbani përgjegjësi për te gjitha gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje pa ju dridhur zëri. Ne fund te fundit gjerat e gabuara duhen pranuar dhe situata duhet ndryshuar. Beqaret kane për t’i pasur gjerat me te lehta se me pare. Ata do kenë njohje interesante, por do preferojnë te presin për te hedhur hapat përfundimtare. Buxheti do mbrohet nga Saturni dhe situata ka për te qene goxha me e qëndrueshme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Gjate kësaj dite do dashuroheni me pasion me atë qe keni ne krah dhe atmosfera ne çift do jete përherë e ndezur. Asnjë moment nuk do ndiheni te mërzitur. Beqaret duhet te jene me te hapur dhe te dalin me këdo pavarësisht sesi mund t’iu duket ne përballjen e pare. Me paratë gjerat do ecin mire. Do dini si t’i menaxhoni ato dhe nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dite shume e kënaqshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju dashuroje pa dorashka dhe nuk do ngurroje as te përgatisë surpriza. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment pasi personi i ëndrrave mund te mbërrijë atëherë kur ata me pak do e presin. Ne planin financiar nuk do ju mungoje fati, prandaj nuk duhet te shqetësoheni.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Ndërmjet jush dhe partnerit çdo gjë do ece mire sot. Nuk do debatoni as për gjene me te vogël me te, përkundrazi toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret nuk duhet te kërkojnë me ngulm fillimin e një lidhjeje sepse do bëjnë gabime. Buxheti do vazhdoje te mbetet i kënaqshëm sepse kohet e fundit keni ditur t’i menaxhoni me përkujdes te ardhurat.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite e stuhishme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Te dy palët do kërkoni qe te dale e juaja dhe kjo mund te ndeze debate te forta. Beqaret ka rrezik te bëjnë edhe çmenduri vetëm qe ta ndryshojnë marrëdhënien e tyre. Buxheti do vazhdoje te mbetet i mire sepse do dini mire t’i bëni llogarite para se te shpenzoni. Vazhdoni ne këtë rruge.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Shtojini pak me shume dozat e imagjinatës gjate kësaj dite dhe keni për ta pare qe marrëdhënia me partnerin do behet me e qëndrueshme dhe me e bukur. Beqareve do filloje t’iu rrahe zemra shume fort për një person te cilin sapo e kane njohur. Financat ka rrezik te jene te paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te nevojshme.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite e bukur, me diell dhe ngjyra do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit keni për te përjetuar emocione shume te forta. Beqaret sado qe te mundohen nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin qe kane ëndërruar. Kjo e sotmja nuk do jete dita e tyre më me fat. Ne planin financiar situata ka për t’u përmirësuar tej mase. Mund te merrni shpërblime ne pune dhe do ju shlyhen edhe borxhet qe iu janë marre.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Ka rrezik qe kjo e sotmja te jete një dite e ndërlikuar për ata qe janë ne një lidhje. Do keni here pas here debate me partnerin edhe për gjera elementare. Beqaret do kenë disa takime, po asnjeri me perspektive për te ardhmen. Buxheti nuk do jete i mire, megjithatë kjo nuk duhet t’iu dekurajoje aspak. Merrni masa sa me pare dhe keni për ta pare qe gjendja do ndryshoje shpejt.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite e bukur dhe e mbushur me emocione do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni te ty te përkujdesur ndaj njeri-tjetrit dhe do bëni te pamundurën qe te ndiheni sa me te lumtur. Beqaret do lodhen pak duke kërkuar dashurinë, por me pas jeta e tyre do ketë ndryshime rrënjësore. Ekuilibri financiar do mbizotërojë ne çdo moment, mos u shqetësoni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 13 dhjetor 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 13 dhjetor 2019

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 14 janar 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 19 korrik 2019

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: