LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historia që 'drithëroi' gjithë botën/Cili është misteri i këtij djali?

5 Prill 2019, 12:10, Kuriozitete CNA
Historia që 'drithëroi' gjithë botën/Cili

Gati 8 vite më parë, nëna e Timothy-t e mori vogëlushin nga shkolla në Illinois më 11 maj të vitit 2011. Asokohe ai ishte 6 vjeç. Tre ditë më pas, ajo u gjend e vdekur si pasojë e vetëvrasjes. Pranë trupit ndodhej një letër ku shkruhej: ?Djali është me disa njerëz që e duan. Ju nuk do ta gjeni kurrë?.

Një ditë para sa mamaja e Timmothy-t të ndërronte jetë, kishte telefonuar prindërit disa herë nga një numër i panjohur duke iu thënë se djali ishte i sigurt.

Familjarët kanë deklaruar më parë se ajo vuante nga depresioni dhe frika më e madhe ishte se mos i biri e gjykonte nisur nga gjendja e rënduar mendore.

Për vite me radhë, familja e vogëlushit, që sot duhet të jetë 14 vjeç, ka kërkuar në të gjitha shtetet e Amerikës, por hetimet kanë rezultuar boshe.

?Është shkatërruese. Është sikur të ripërjetosh sërish atë ditë,? u shpreh tezja e Timmothy-t pasi u përhap lajmi se mund të ishte gjetur.

Është ende e paqartë pse 23-vjeçari pretendoi se ishte fëmija i humbur i familjes Pitzen. Për momentin, nuk është njoftuar ndonjë akuzë, megjithëse gënjeshtra të tilla dënohen nga policia, duke filluar nga shërbim në komunitet e deri në dhjetë vite burg. Aq më tepër që Rini ka pasur sjellje kriminale në të kaluarën, si vjedhje, vandalizëm dhe mashtrim të policisë.

Burimi: CNN

Lajmet e fundit nga