LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga ngjarja e rëndë në Bulqizë/ Si iu ra granata në dorë dy fëmijëve

5 Prill 2019, 14:34, Aktualitet CNA
Detaje nga ngjarja e rëndë në Bulqizë/ Si iu ra granata

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta më parë në një fshat të Bulqizës, ku dy fëmijëve, përjatësisht 9 dhe 11 vjeç motër dhe vëlla iu shpërtheu në dorë një granatë ushtarake.

Fatkeqësisht 11 vjeçari me iniciale M.Ç nuk mundi do t?i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga granata ndërkohë që motra e tij 9 vjeçare po transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Mësohet se dy fëmijët kanë qenë duke luajtur në një përrua pranë shtëpisë së tyre në fshatin Kocaj ku kanë gjetur ëedhe granatën ushtarake që rezultoi në tragjedi për familjen e dy vogëlushëve.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë

Informacion paraprak

Në fshatin Koçaj- Fushë Bulqizë, dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç) kanë gjetur një granatë në një përrua , të cilët duke luajtur dyshohet granata ka plasur ku për pasojë i mituri 11-vjeçar ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga