Connect with Us

Zv. ministri sherr me gazetaren/ Lala: Mos bëni politikë me vrasjet

Aktualitet

Zv. ministri sherr me gazetaren/ Lala: Mos bëni politikë me vrasjet

Publikuar

-

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha se puna e Policisë, deri më tani, është për t’u përgëzuar.

Sipas tij shqiptarët nuk kanë pse të ndihen të kërcënuar dhe është e padrejtë të thuhet se krimi kërcënon Shqipërinë, për të shqetësuar njerëzit.

Ndërkohë gazetarja, Klodiana Lala, ka replikuar duke i thënë Lamallarit që mos të bëjnë politikë me vrasjet, pasi situata kriminale në vend është serioze.

Debati i plotë:

Besfort Lamallari: Nuk të përgjigjem ty se nuk je prokurore. Çdo ngjarje e rëndë është shqetësuese. Dhe për çdo ngjarje duhet të bëjmë dallim, pasi kemi vrasje aty për aty, kemi vrasje në familje, kemi dhe disa vrasje që janë dhe për likuidime. Qytetarët nuk duhet të ndihen të shqetësuar

LEXO EDHE:  "Janë disa video kompromentuese"/ Paralajmëron Klodiana Lala: Fshihet më tepër se mbledhjet e KED

Blendi Fevziu: Policia duhet të kontrolloj dhe larjen e hesapeve.

Besfort Lamallari: Sigurisht. Do të ishte e pa drejtë të themi që krimi kërcënon Shqipërinë, për të shqetësuar njerëzit. Pse? Njerëzit duhet të shqetësohen për 125 vrasje për shembull, siç ishte para disa vitesh. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Greqia ndërton dy kampe të reja për migrantët

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Greqia ka hapur edhe dy kampe të tjera “të mbyllura” refugjatësh. “Fillon një epokë e re”, tha ministri i Migracionit, Notis Mitarachi me rastin e hapjes së objekteve në ishujt Leros dhe Kos. “Ne po i çlirojmë ishujt tanë nga problemi i migracionit dhe pasojat e tij. Imazhet që kujtojmë nga viti 2015 deri në 2019 tani janë një gjë e së kaluarës,” tha Mitarachi.

Me ishujt e saj në Egje, Greqia ishte pika kryesore e ardhjes në BE për më shumë se një milionë azilkërkues nga viti 2015, shumica e të cilëve vinin nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Ata erdhën me gomone nga Turqia – me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë. Por atje shpesh u duhej të qëndronin në kampe të mbipopulluara për një kohë të gjatë.

 Pa liri lëvizjeje

Kampet e reja për refugjatë janë të rrethuara me gardhe me tela me gjemba, të pajisura me kamera vëzhgimi dhe makineri me rreze X për kontrollet e sigurisë, si dhe dyer dhe porta magnetike që mbeten të mbyllura gjatë natës. Ato janë të vendosura në zona të largëta, gjë që kufizon më tej lirinë e lëvizjes së migrantëve. Në ndryshim nga kampet e mëparshme, këto të rejat kanë edhe ujë të pijshëm, tualete dhe më shumë masa mbrojtëse për banorët.

LEXO EDHE:  “Ky është fakt publik”/ Klodiana Lala tregon lidhjen mes Mond Çekiçit dhe Lul Berishës

LEXO EDHE:  Klodiana Lala i kthehet Gjonajt/ "Po luani me jetë njerëzish, kur t'ju bjerë çatia mbi kokë do jetë vonë"



 “Kushte njerëzore”

Një objekt i parë i këtij lloji u përurua në shtator dhe dy të tjerë do të hapen në ishujt Lesbos dhe Kios. Bashkimi Evropian ka kontribuar me 276 milionë euro për ndërtimin e kampeve të reja të refugjatëve.

BE po hap “një faqe të re” në politikën e saj të migracionit, u tha gazetarëve zëvendëskryetari i Komisionit, Margaritis Schinas. Evropa do të vazhdojë të jetë një “strehë për të gjithë ata që ikin nga diktatura, lufta dhe persekutimi dhe është në interesin tonë që ne të ofrojmë kushte njerëzore”, shtoi greku. Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, aktualisht në Greqi ka rreth 96.000 refugjatë dhe azilkërkues./DW

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Hapet rruga e Arbrit/ Rama shfaq pamjet në ditën e Çilirimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot, është hapur Rruga e Arbrit.

Me një video të rrugës, të postuar në rrjete sociale, Rama iu uron shqiptarëve, 29 Nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.

Në fakt, hapjen  këtij segmenti rrugor, sot, Rama e kishte njoftuar ditë më parë.

Kujtojmë se ministrja Belinda Balluku ka deklaruar të shtunën, se rruga do të hapet në mënyrë të pjesshme, pasi e gjitha përfundon në pranverë.

LEXO EDHE:  “Ky është fakt publik”/ Klodiana Lala tregon lidhjen mes Mond Çekiçit dhe Lul Berishës

LEXO EDHE:  Arrestimi i “bosit” të kokainës në Dubai/ Klodiana Lala: Ja si financonte blerjen e sasive të mëdha të drogës, përdorte aplikacion kinez…



Punimet për “Rrugën e Arbërit” nisën në verën e vitit 2009 dhe zgjatën më shumë se 12 vite.

Tashmë distanca Tiranë-Klos është vetëm 35 km. Rruga kalon në gjashtë tunele dhe ka dy ura.

Ura e Vashës  është më e larta në Ballkan, 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Leku zhvlerësohet, euro bie pikiatë/ Kursi i këmbimit, 29 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan blihet me 105.3 Lekë dhe shitet me 111.3 Lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 141.5 Lekë dhe shitet me 146.5 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 114 Lekë dhe shitet me 119 Lekë.

Dollari kanadez blihet me 82.5 Lekë dhe shitet me 87.5 Lekë.

LEXO EDHE:  Klodiana Lala: SPAK ta ngrejë stekën lart, të nisë puna me tenderat multi-milionëshe

LEXO EDHE:  Klodiana Lala nxjerr skandalin/ Pallati 6-katësh u legalizua pa përgjigje nga urbanistika

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimi valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE