LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet lokale/ Shehi: Është jashtë logjike të marrësh pjesë

4 Prill 2019, 19:13, Aktualitet CNA
Zgjedhjet lokale/ Shehi: Është jashtë logjike të

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i qenë prezent në studion e ?Të Paekspozuarit? në News 24 foli rreth situatës politike në vend.

Sipas tij, protesta nuk është ftohur dhe protestat kanë pasur pak a shumë të njëjtën pjesmarrje.

Përsa i përket zgjedhjeve lokale Shehi mendon se është jashtë llogjike të shkosh në to.

?Unë them që nuk është ftohur dhe jo për arsye politike, për propagandë. Këtë radhë është zgjedhur një mënyrë tjetër proteste. Këtë javë ishte rinia atje që udhëhiqnin protestën. Javën që vjen mund të jenë gratë. Me 13 Prill do të shihet nëse ka një rënie apo jo por unë nuk besoj. Pasi dhe tek protesta e dytë unë mendova që do ketë më pak por u zhgënjeva për mirë. Ne kemi një defekt që unë vë re se thonë që jo do rrëzohet me këtë datë jo me atë datë. Unë e kam thënë që është një process që don kohë. Ne duam ta prishim këtë lloj loje politike që po bëjnë këto. Nëse ne kemi konstatuar probleme tek zgjedhjet e mëdha atëhere është jashtë llogjike të shkojmë në zgjedhjet lokale?,-tha Shehi./CNA.al

Lajmet e fundit nga