LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet mashtrimi i radhës/ Si i gënjeu Rama mjekët dhe mësuesit

4 Prill 2019, 12:35, Aktualitet CNA
Zbulohet mashtrimi i radhës/ Si i gënjeu Rama mjekët dhe

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se ka gënjyer dy herë radhazi që nga viti 2017-të mjekët e mësuesit, duke iu premtuar rritje rrogash.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha se pagat e mjekëve, mësuesve dhe administratës nuk u rritën asnjë qindarkë.

Sipas ish-deputetes Vokshi, për Ramën, njerëzit për të janë vetëm objekte elektorale, që ose duhen blerë ose duhen mashtruar.

?Edi Rama mashtrues që nuk njeh asnjë kufi për pushtetin e tij mashtrime me mjekë e mësues për rritjen e pagave. Në fund të vitit 2017, 28 dhejtor 2017 deklaronte para mjekëve dhe mësuesve: Rroga juaj do rritet cdo vit. Por as pagat e mjekëve, mësuesve dhe administratës nuk u rrit asnjë qindarkë. Njerëzit për të janë vetëm objekte elektorale, që ose duhen blerë ose duhen mashtruar. Më 17 tetorti 2018 tha se rrogat do rriten më 1 prill. Sot është 4 prill, mjëkë e mësues më cojën sms për mos mbajten e premtimeve nga Rama?,- tha Vokshi.

Vokshi theksoi se një gjë e tillë ndodh sepse, ?Në arkë nuk ka para. Muaji mars në Tatime dhe Dogana është mbyllur me minus. PD shpreh keqardhje për përdorimin e 35 mijë mësuesve nga Rama?./CNA.al

Lajmet e fundit nga