Connect with Us

Xhafaj akuzon oficerët gjyqësorë/ “Janë bërë sekserë të prokurorëve”

Aktualitet

Xhafaj akuzon oficerët gjyqësorë/ “Janë bërë sekserë të prokurorëve”

Publikuar

-

pse nuk i verifikohet pasuria

Komisioni i Ligjeve është përfshirë sot nga debatet, teksa është diskutuar, roli i oficerëve të Policisë gjyqësore.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj,  pjesë e këtij Komisioni tha, se oficerët gjyqësore kanë funksionuar si sekserë të prokurorëve.

“Ta themi troç, oficerët e policisë gjyqësore në sanksionet pranë prokurorive, në shumicën e rasteve, shërbejnë si sekserë të prokurorëve. Nga mënyra se si është organizuar, kanë shërbyer për të zgjidhur çështje të raportit mes prokurorëve dhe klientëve, më shumë sesa për hetime profesionale”, tha Fatmir Xhafaj.

LEXO EDHE:  “Tronditet” Rinasi nga droga/ Rama dhe Xhafaj kërcënojnë policët

Ndërsa, sipas Spartak Braho problemi është tek kompetencat, pasi ata nuk e dinë nga kush varen nga Policia apo Prokuroria.

“Ne vazhdojmë akoma t’i mbajmë të dy këmbët hapur dhe nuk përcaktoni realisht lidhur me funksionet konkrete dhe varësinë konkrete të funksioneve të oficerëve të policisë gjyqësore”, tha Braho./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Vijon të mbetet shqetësuese situata e koronavirusit në Greqi.

Autoritetet vendase kanë raportuar për 204 raste të reja të infektuarish me Covid-19 si dhe 5 humbje jetësh në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve  ka shkuar në 6381 dhe ai i viktimave në 221.

Aktualisht 22  pacientë trajtohen të intubuar./CNA.al



LEXO EDHE:  Stop publikon skandalin/ 50 euro për provim, sekseri nxjerr zbuluar pedagogun

 

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës/ Zbulon se çdo bëjnë grupet kriminale

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekskluzive-Denoncimi në CNA.al/ Gruaja e Ben Blushit dorëzon licensën e noterit

Publikuar

-

Nga

Pas denoncimit të bërë në CNA.al disa ditë më parë, ku me dokumenta ekskluzive dhe duke verifikuar një kontratë noteriale të vajzës së ish-deputetit Ben Blushi, ku duket qartë se firma e Natali Blushit ishte e falsifikuar, bashkëshortja e Benit dhe nëna e Natalisë, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e noteres.

Dorëheqja e Eva Blushit vjen pasi CNA.al publikoi skandalin dhe drejtoi gishtin ndaj falsifikimit të bërë në emër të vajzës së Eva Blushit për një pronë 500 milionë e cila ishte e regjistruar në një transaksion për vetëm 30 mijë euro.

Një burim zyrtar nga Dhoma e Noterisë i tha CNA.al se noterja Eva Blushi, anëtare e zyrës së Noterisë në Tira në ka hequr dorë nga ushtrimi i profesionit të noterit.

Në letrën dërguar ministres Etilda Gjonaj dhe kryetares së dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushi, Eva Blushi thekson se tërhiqet nga ushtrimi i profesionit të noterit dhe sqaron se në disa media online, në mënyrë të vazhdueshme janë bërë publikime dhe prononcime të shtrembëta për të cilat do të duhet kohë të provohet ligjërisht, raporton CNA.al.

Kjo është ajo që shkruan Eva Blushi në letrën drejtuar ministres Gjonaj dhe kryetares së Dhomës së Noterisë zonjës Sadushi. Letra mban firmën e saj dhe është dërguar në këtë institucion ditën e hënë.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ministria e Drejtësisë apo dhoma e Noterisë, por e vërteta është se CNA.al ka publikuar dokumenta autentike dhe të pakontestueshme se si Eva Blushi është bërë aksionere e EM Capital Group AD në Bullgari me 33% të aksioneve dhe ortakërinë e ndan me Klodian (Mirel) Mërtirin e Inceneratorëve në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës/ Zbulon se çdo bëjnë grupet kriminale

LEXO EDHE:  Stop publikon skandalin/ 50 euro për provim, sekseri nxjerr zbuluar pedagogun

Kompania ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk, e cila është mbajtësja e emrit Lori Caffe si dhe pas publikimit të dokumentit tjetër disa ditë më parë, të falsifikimit të firmës së vajzës së Eva Blushit, nga noterja Violeta Sulkaj, në një kontratë të firmosur më 28 dhe 29 maj të vitit 2015 nga Natali Blushi, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen./ CNA.al

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën



Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Skandalet e Ben Blushit/ Natalia është e pafajshme! Babanë askush nuk e zgjedh dot!

Kush është Natali Blushi, vajza e Benit me pasuri 500 milionëshe vetëm 20 vjeçe

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pandemia jashtë kontrollit/ Vasili ultimatum qeverisë: Të dorëhiqet menjëherë

Publikuar

-

Nga

Pandemia jasht kontrollit/ Vasili ultimatum qeverisë: Të dorëhiqet menjëherë

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku i bën thirrje qeverisë të dorëhiqet menjëherë, pasi sipas tij i ka dalë jasht kontrollit situata me pandeminë.

“Qeveria te dorehiqet menjehere,per shkak te saj gjendja katastrofale me Pandemine!

Deshtimi shume i rende i Qeverise ne administrimin e Pandemise eshte fakt i dhimbshem dhe i pakundershtueshem.

Sot u diagnostikuan 154 raste te reja me COVID-19.

Nga 6971 raste gjithsej, 5654 raste jane vetem ne nente javet e fundit.

Pra mbi 81% e rasteve jane cfaqur pasi u konkludua nga qeveria se faza kritike u kalua dhe se maksimumi i rasteve kishte kaluar.

Situata me Pandemine po rendohet keqas dita dites.

Qeverise i ka dale teresisht nga kontrolli cdo gje qe lidhet me Pandemine.

Vetmohimi dhe sakrificat e mjekeve nuk mjaftojne ne perballimin e kesaj situate.

Armata e punonjsve te mjeksise po drejtohet ne menyre te coroditur,konfuze,duke improvizuar empirizma antishkencore.



Thene shkurt armata e mjekeve dhe infermiereve eshte pa drejtim dhe realisht e demotivuar pasi rezultatet jane gjithmone e me negative dhe me pasoja vdekje dhe infektime te vazhdueshme.

Hapi i pare i qeverise ne emer te jeteve te humbura dhe te mijra infektuarve eshte te jape menjehere doreheqjen.

Qeveria refuzoi cdo propozim, beri nje testim minimal dhe teresisht te pamjaftueshem imponoi kufizime levizje jo shkencore administroi ne menyre te gabuar permes numrit 127, nuk mobilizoi ne kohen e duhur Kujdesin Shendetesor Paresor, nuk siguroi paisje mbrojtese per personelin shendetesir dhe popullaten ne teresi, nuk siguroi respiratore dhe trinomin testim gjurmim trajtim nuk e vuri ne qender te strategjise.

LEXO EDHE:  Balili në burg/ I vëllai fiton tenderin që të ruajë Prokurorinë

LEXO EDHE:  Balili në burg/ I vëllai fiton tenderin që të ruajë Prokurorinë

Eshte e qarte qe qendrimi i kesaj qeverie rendon se tepermi pergjesite e saj penale, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, qe eshte perfshire personalisht ne veprime e deklarime shume te gabuara e me pasoja te renda ne shendetin e njerezve.

Doreheqja e qeverise eshte vetem hapi i pare.

Qeveria realisht ka rene,ka gabuar rende,eshte mposhtur per shkak te paaftesise se saj nga pandemia, ndaj largimi dhe doreheja e saj eshte thjesht formalizimi i ketij fakti real e te padiskutueshem.

Doreheqja do te ishte nje akt shume i vonuar, por ne cdo rast cdo dite me shume do te ishte nje fund edhe me i hidhur per Edi Ramen dhe Qeverine e tij.

Shqiptaret e shohin dhe po e vuajne ne kurriz deshtimin e qeverise qe ju kushton jeten atyre.

Shqiptaret cdo gje mund t’a falin po jeten dhe shendetin nuk ja falin kurre kesaj qeverie.“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE