Connect with Us

Video-I burgosuri komandon Ramën/ Bën emërime në Polici

Aktualitet

Video-I burgosuri komandon Ramën/ Bën emërime në Polici

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me emërimin e Andon Markos, në krye të Drejtorisë së Policisë së Fierit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “Fred Alizoti nga burgu komandon Ramen. Ai emeron nga zevendes ne narkodrejtor te Policise se Fierit narkos-in Andon Marko!”.

Sipas Berishës, “Alizoti, deshmitari i rreme dhe i paguar i narkoshtetit qe mori persiper kundrejt parave dhe nje viti burg te genjeje dhe te thote se ne biseden me Albert Veliun eshte zeri i tij dhe jo i Geron Xhafes, mban peng nga burgu Edvinin”.

Më tej, Berisha thekson se bazuar në dëshminë e rreme që do të bënte Fredi kundrejt pagesës, vetëm 24 orë pas publikimit të bisedës do betohej së zeri tjeter në biseden e Albert Veliut me Geron Xhafen nuk ishte i këtij të fundit, por i dikujt tjetër.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela: Rama-Meta drejt ndarjes/ Kryeministri i paaftë dhe jo politikan

“Tani qe gjithcka eshte faktuar se ky ishte nje kurth i organizuar nga Edvini me narkoqeveritaret, narkodeputetet, narkodrejtoret e policise, narko lprokuroret e tij del e qarte si drita e diellit se Edvini eshte peng i trafikantit Alizoti, ndaj dhe ai lartesoi ne post narkodrejtori Andon Markon, qe per veprimtarine e tij kriminale duhet te denohej se paku 15 vjet burg.

Ketu ne audio keni bisedat e Narkodrejtorit te emeruar te Fierit, Andon Marko me trafikantin Fredi Alizoti per bashkepunimin e tyre te flliqur ne ndihme te trafikantit Xhafa. Sb”-përfundon Berisha postimin e tij./ CNA.al

Ndryshimet në polici në shkelje të ligjit/ “Shpërblehet” drejtori i audio-përgjimit “Babale”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e ndryshimit të ndershëm

Publikuar

-

Nga

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e ndryshimit të ndershëm

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka realizuar një takim me ekipin e saj në Rrëshen. Topalli shprehet se Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet.

Më tej, në një postim në Facebook, ajo thekson se, ekipi i saj bën diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët.

Në Rrëshen e Lac! Nuk ka ndryshim me tre kryetarët e korruptuar. Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet, të rinj me shkollim e mentalitet evropian të cilët pavarësisht se nuk i jepet hapësirë në media bëjnë diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët”, shkruan Jozefina Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve”/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Publikuar

-

Nga

"Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve"/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Kreu i PD, Lulzim Basha ka realizuar në Shijak takimin elektoral të radhës. Basha është shprehur se, nuk ka më asnjë shans të ndalin vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

Më tej kreu i PD ka thënë se, pas 25 prillit, ata që sipas tij kanë abuzuar me fondet e rindërtimit i pret burgu dhe drejtësia.

“Në ditën më të vështirë i braktisi ata më në nevojë. Këtu në Shijak njësoj si në Durrrës, dhe në zonat e goditura nga tërmeti është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit në kurriz të familjeve të goditura nga tërmeti. Sot kanë guximin të shantazhojnë me fondet e tërmetit qytetarët për vota.

Mesazhi im nga Shijaku ju drejtohet atyre skthueve dhe hijeve që vërtiten qosheve natën, nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela: Rama-Meta drejt ndarjes/ Kryeministri i paaftë dhe jo politikan

LEXO EDHE:  “PS-ja votohet më shumë nga gratë se sa burrat”/ Rama: Femrat mund ta çojnë përpara këtë vend

Pas 25 prillit i pret drejtësia i pret burgu. Pas 8 vjet dështimesh ai gjen guximin të kërkojë me lugën bosh përrallat që s’ja pranon askush. Shijaksit dhe durrsakët do t’i japin ujë në bisht të lugës. Edhe 4 vjet të tjera do të ishin rrënim”, është shprehur Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagimi qesharak/ “Iliri i floririt” dhe bëmat e tij

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për një poster të vendosur në Gjirokastër, ku shihen në foto ai, ish kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe dhe kreu i PD, Lulzim Basha me mbishkrimin, “Këta nuk kanë asnjë shans”.

Reagimi i Metës , i cili prej kohësh ka dalë nga shinat e nuk di çfarë thotë ka qenë qesharak.

“Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj zoti  “Rilindas”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman”, shkruan Meta.

Një ushtar si Meta, që njihet si zyrtar i zarfit dhe floririt, apo si zyrtar i korrupsionit, thotë se do të marrë për dore komandantin, që është Sali Berisha.

LEXO EDHE:  Shkojnë t’i vendosin gjobë/ Kryemadhi përplaset me policët

LEXO EDHE:  Shkojnë t'i vendosin gjobë/ Kryemadhi përplaset me policët

Komandanti  nuk komandohet nga ushtarët  dhe aq më tepër nga një si Ilir Meta, i cili ka hesape për të larë me drejtësinë dhe po bën të pamundurën për të krijuar kaos dhe konflikte vetëm e vetëm që të shpëtojë nga prangat.

Duke parë se partia e tij, SHPK, po shkonte drejt humbjes së bashku me koalicionin e udhëhequr nga Lulzim Basha, Meta po synon përgatitjen e terrenit që ti zërë vendin Bashës.

Ndërsa ky i fundit mbetet pa destinacion, nuk dihet ku do të përfundojë e ku do të shkojë, por ndërkohë, Ilir Meta i cili e ka nuhatur humbjen po kërkon drejtimin e Opozitës./CNA.al

LEXO TE PLOTE