LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta, vetëm protesta..?!/ Lubonja shigjeton aksionin e opozitës Basha-Kryemadhi

4 Prill 2019, 21:30, Aktualitet CNA
Protesta, vetëm protesta..?!/ Lubonja shigjeton aksionin e opozitës

Prej kohësh opozita ka zgjedhur protestën si mjetin kryesor në luftën ndaj mazhorancës qeverisëse, dhe sloganin “Rama ik!” si kushtrimin e kësaj beteje politike. Mirëpo a mjafton kjo për të arritur qëllimin final të fitores?

Fatos Lubonja, gjatë fjalës së tij, në emisionin “Të paelspozuarit”, ndër të tjera i ka dhenë përgjigje edhe kësaj pyetjeje. Ndërsa ka analizuar frazën e lëshuar nga kryeministri Rama, që e ka figurativizuar opozitën PD,LSI si “skrap” që duhet shpenë…, Lubonja ka vijuar me kritika për aksionin opozitar Basha-Kryemadhi.

?Po e filloj nga kjo fjala skrap… Mund të shkojë kjo opozita për skrap, siç thotë Kryeministri, apo çfarë duhet të bëjë kjo opozita që të mos shkojë për skrap? Si duhet bërë, çfarë duhet bërë, a e shpejtoi çuarjen për skrap të opozitës dalja nga Parlamenti, apo ia eviton këtë dhe ti krijoj mundësinë e një rinovimi? Se kjo fjala “skrap” është shumë e rëndë. Në Itali është përdorur një fjalë por është përdorur nga vetë partia, ky Renzi i famshëm kur doli që mori?tha ?rotamacione?. E kanë marrë nga kjo e makinave. Çon një të vjetër, merr një të re. Ndërrimi i makinave, ndërrimi i liderëve brenda partisë. Por jo zhdukje e partisë, dalje në skrap. Dalja si skrap është eliminim. Ai e ka të vjetër ëndrrën e tij për daljen si skrap të opozitës dhe që po e realizon tani…. Për mua debati më shumë është çfarë duhet të bëjë kjo opozitë përveç këtyre protestave? Këtu e kam unë. A ka një vizion tjetër dhe si iu përçohet njerëzve që t?iu ngjallin shpresë? Përveç këtyre protestave, kush është vizioni ekonomik, demokratik, reforma në drejtësi, reforma në media po në ekonomi? Reforma që ti si opozitë ke si vizion, që të mos jemi thjesht ndërrim nga Rama tek Luli. Unë nuk e shoh këtë vizionin?,- deklaroi Lubonja./CNA.al

Lajmet e fundit nga