LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krahu i djathtë i Llallës kërkon rikthimin në detyrë/ Gashi përplaset me Jacobs

4 Prill 2019, 08:53, Aktualitet CNA
Krahu i djathtë i Llallës kërkon rikthimin në detyrë/

Ish-prokurorja Rovena Gashi ka dalë sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Gashi është shkarkuar nga KPK, vitin që shkoi dhe vendimin e ka ankimuar pranë KPA.

Fillimisht ish-prokurorja Rovena Gashi ka njoftuar KPA, se  ka zgjedhur si ndihmëse në këtë proces motrën e saj Ema Gashin.  Kjo e fundit ka replikuar me Komisionin për praninë e përfaqësuesit të ONM, Teo Jacobs.

“Jam gjyqtare në Durrës. Dhe vajza e babait tonë që i keni bërë vetting prej një dekade pa qenë fare subjekt i ligjit. Me email na është thënë se përfaqësues do të jetë nga OMN-ja Mia Rozing.

Po ashtu për arsye shëndetësore na është thënë se nuk është dot e pranishme sot për arsye shëndetësore. Në mënyrë të papritur këtu shohim së është Teo Jacobs. Ka ndonjë akt për zëvendësimin e përfaqësuesit të OMN-së në këtë proces? Në çfarë cilësie e zoti Teo Jacobs është këtu?”, është shprehur gjyqtarja Ema Gashi.

Por, KPA, ia ka prerë hovin  Ema Gashi, duk i thënë se ende nuk ishte vendosur nëse ajo do të pranohej si ndihmëse në kët seancë.

Pavarësisht reagimit të KPA, nuk ka munguar edhe  reagimi i përfaqësuesit të ONM -së, Teo Jacobs.

“Emri im nuk është Mia por Teo dhe këtu përfaqësoj OMN-në. Kolegia ime është e sëmurë në shtëpi dhe roli im është që të monitoroj dhe të ndjek këtë seancë”, ka thënë Jacobs.

Kujtojmë se Rovena Gashi  e pezulluar për shkak të një procesi penal është e para që hapi një betejë me Komisionin e Vettingut, ku në seancën dëgjimore e konsideroi vendimin e saj të paragjykuar dhe të ndërmarrë muaj më parë, atëherë kur ishin dërguar pyetjet e para nga Komisionin i Vetingut./CNA.al

Krahu i djathtë i Llallës “nxjerr thonjtë”/ “Luftë” me Komisionin e Vettingut

Lajmet e fundit nga