LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtarja e njohur shtrohet në psikiatri/Pëson krizë nervore

4 Prill 2019, 10:25, Lifestyle CNA
Këngëtarja e njohur shtrohet në psikiatri/Pëson krizë

Britney Spears mësohet se është kontrolluar në një qendër të shëndetit mendor, pasi vuante prej pak kohësh nga shqetësime të rënda emocionale pas problemeve shëndetësore të të atit.

Këngëtarja 37-vjeçare është e shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të të atit Jamie Spears, ndërsa muajin e kaluar është zhvendosur te ai për t?i qëndruar pranë.

Ende nuk dihen detaje specifike për gjendjen e tij tani, veç faktit që në janar ai iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm pasi pësoi një çarje në zorrën e trashë.

Gjatë kësaj kohe Briteny-t i është dashur të përballohet me një krizë nervore dhe ndaj do të kalojë një muaj në një qendër kushtuar shëndetit mendor.

Britney ka vuajtur edhe më herët nga problemet e shëndetit mendor, ku kujtojmë  incidentin e 2007-s, kur ajo rroi kokën dhe kaloi kohë brenda një qendre rehabilitimi në Malibu.

Burimi: Daily Mail

Lajmet e fundit nga