Connect with Us

Ja kush e fiton tenderin e datës 5 Prill tek MASH/ Historia e një mashtrimi, që nesër mbush 5 vjeç 

Aktualitet

Ja kush e fiton tenderin e datës 5 Prill tek MASH/ Historia e një mashtrimi, që nesër mbush 5 vjeç 

Publikuar

-

Nesër më datë 05.04.2019 Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me fond limit prej 66 milion lekë të reja (pa tvsh),ose 79.2 milion lekë të reja (me tvsh), zhvillon procedurën e tenderit për Blerje Pajisje Didaktike fizike, kimie e biologjie për arsimin bazë e të mesëm për 8 shkolla pilot në shkallë vendi.

Nesër më datë 5, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për të 5-tën herë do të shpallë fitues të njëjtin operator, emrin e të cilit do t’jua tregojmë më poshtë.

Nesër më datë 5, katër ditë pas ditës së “rrenave” dhe një ditë para fillimit të dasmës së ministers, e cila u trashëgoftë, MASH do të vjedhë nga buxheti i shtetit për të 5-ën herë rreth 300 mijë euro, ose vlerën e një shkolle të re fillore në një nga qindra fshatrat ku mungojnë shkollat.

Procedura të tilla zhvillohen me dhjetra në ditë, të sasive e vlerave të ndryshme. Por procedura e mësipërme 79 milionë lekëshe, ose ndryshe rreth 640.000 euro, është shumë “speciale”.

Nesër, fitues i kësaj gare është bashkimi i operatorëve ekonomik Didaktalba dhe Almedikal me vlere 78.999.999 lekë, aq sa fondi limit.

Ju mund të thoni se nga e dimë. Prisni një natë dhe do të shikoni se ky bashkim operatorësh është fituesi i kësaj gare. Për të 5-tën herë.
E themi këtë me siguri absolute. Në këto 5 vite kjo procedurë është zhvilluar 4 herë deri më sot dhe të 4 herët ky bashkim operatoresh ekonomik e ka fituar me vlere 99.99 % te fondit limit. E njëjta gjë do të ndodhë edhe nesër.

Ja pse. Autoriteti Kontraktor Blerës MASH ka vendosur kushte të cuditshme, teorikisht të pamundshme për asnjë operator tjetër.

Ja një prej këtyre kushteve (shih pika 7, me poshte):

Kërkohen mostra për të gjithë artikujt. Janë 700 artikuj laboratori, ose aq sa duhen për të kompletuar një shkollë nga 8 shkolla që janë gjithsej.

Përpjestimisht, duhet 1/8 e fondit limit për të blerë mostra, që një operator ekonomik të futet në konkurim.

Njësoj sikur në tenderin për ndërtimin e një pallati të pranohet në konkurim vetëm ai që vjen me katin e parë të ndërtuar.

Për hir të së vërtetës, duhet të ngremë edhe supozimin e arsyeshëm, që edhe ky operator “special” nuk e dërgon 1/8 e furnizimit 640 mijë eurosh në koridoret e MASH si mostra, pasi ato 700 artikuj të paketuar nuk i nxënë të gjitha koridoret e MASH dhe lokali përballë, por meqë është i vetmi operator, kush mund ta verifikojë nëse nëpër kutitë e mostrave ishin 700, 70, apo 7 artikuj?

Duhet të sqarojmë, që në këtë pikë, në bazë të ligjit dhe rregulloreve përkatëse, Autoriteti blerës kërkon katalogje, jo mostra, por po të kërkojë katalogje, hapet loja, pra bëhet konkurim i vërtetë, gjë që MASH në këtë rast duket haptas që nuk e dëshiron.

Përveç imponimit të mungesës së konkurencës, e cila është një shkelje e rëndë penale, problemi më i madh, pra vjedhja qëndron tek fondi limit i llogaritur e i shpallur për tender.

LEXO EDHE:  Zbulohet mashtrimi i qeverisë/ Kjo është skema e menaxhimit të universiteteve

Ky fond limit, pra 78 milion lekë të reja është të paktën sa 2-fishi i fondit që nevojitet për të gjitha pajisjet e kërkuara.

Blerja e të njëjtave pajisjeve, në vitet 2011 dhe 2012 është bërë me tender ndërkombëtar dhe po të shihen çmimet e këtyre kontratave, dallohet lehtë që çmimet e 4 viteve të fundit janë të paktën 2 herë më të larta.

Më shumë se 2-fish, pra 39 milionë lekë më shumë i bie të fitojë bashkimi i operatorëve që përmendëm më lart. Megjithatë, kjo nuk është kurrsesi e vërtetë, pasi bashkimi real padyshim që ka brenda edhe “specialistët spektakolarë” të MASH

Do të ndalojmë tek kjo shifër, sa për të qenë konciz me investigimin, jo se këta “specialistë spektakolarë” ndalojnë aty me vjedhjen, pasi cilësia e pajisjeve të furnizuara është e tillë, që e dyfishon edhe njëherë fitimin dhe kjo është lehtësisht e konstatueshme nga materialet që shkojnë nëpër shkolla.

Zinxhiri i shkeljeve fillon nga Ministria, KVO-ja, titullaret e shkollave, firma fituese dhe në fund taksapaguesi paguan rreth 4 herë me shumë.

Duhet theksuar, që Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë procedurë e zhvillon edhe në kundershtim me VKM-në 82/2018 të ndryshuar dhe në kundërshtim të Njoftimit të Agjencisë së Prokurimit Publik të datës 20.03.2019,  cili është i detyrueshëm për  Autoritetet Kontraktore.

Kjo pasi procedura e blerjes së materialeve të këtij tenderi, në zbatim të VKM-së mësipërme (e dhjetor 2018) duhet të zhvillohet nga Agjencia e Blerjeve të  Përqendruara dhe këta “specialistët” mendojnë se e kanë shmangur duke bërë lojra fjalësh në emërtim, por …

Duket sikur ky tender, që nesër bën 5 vjeç, është në kundërshtim me të gjithë, pasi me mendjen time po përfshij këtu edhe Kryeministrin Rama, se shkoi gjatë pa ia përmendë emrin.

Shpresojmë, që kur të shkojë në dasëm të ministers, bashkë me lulet t’i japë edhe urdhër, që të auditojë këtë hajni në Ministri, sapo të kthehet nga muaji i mjaltit.

E ku i dihet…..edhe mund të dalë ndonjë përgjegjësi. Megjithatë nuk është e sigurt.

E sigurt është që tenderin nesër në MASH e fiton bashkimi i operatorëve ekonomikë Didaktalba dhe Almedikal , me vlerë 78.999.999 lekë të reja…dhe pastaj, se me kë e ndajnë ata fitimin, është punë e tyre./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Foto/ Zbulohet mashtrimi i qeverisë për tarifat e shkollimit

LEXO EDHE:  Skandali/ Shkelen kriteret me tenderin e “Skenës së re”

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Foto/ Zbulohet mashtrimi i qeverisë për tarifat e shkollimit

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Ja mashtrimi i radhës i kryeministrit

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: