Connect with Us

Foto-Top Sekret/ SHBA i mohon vizën gjyqtarit dhe prokurorit

Aktualitet

Foto-Top Sekret/ SHBA i mohon vizën gjyqtarit dhe prokurorit

Publikuar

-

Fillimi zyrtarisht i fushatës/ Reagimi i fortë i ambasadës amerikane

Vettingu dhe raportet sekrete të hetimit të figurës së pastërtisë nxjerrin zbuluar përfaqësuesit e prokurorisë dhe gjykatave. Në dokumentet e cilësuara si “top sekret” nga procesi i vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve dalin të fshehtat e errëta të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë.

Raporti sekret i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka zbuluar se gjatë kontrollit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj ka fshehur pikërisht faktin se Ambasada amerikane i ka refuzuar vizën.

“Grupi i punës nëpërmjet DSIK, është informuar se me datë 26.06.2017, subjektit të rivlerësimit Besnik Imeraj i është revokuar viza amerikane”, gjë që nuk është pasqyruar në Deklaratën për Kontrollin e Figurës. Raporti sekret që tashmë është i deklasifikuar edhe pse e “justifikon” disi Imerajn, pasi refuzimi i vizës u bë nga Ambasada amerikane në Tiranë 9 ditë pasi ai kishte nënshkruar deklaratën, theksohet se ky fakt duhet të merret në konsideratë në kompleksitetin e vlerësimit të figurës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

“Shqyrtimi i aplikimit për vizë të SHBA-së shoqërohet me verifikimin të besueshëm dhe profesional të aplikantit. Marrja e vizës së SHBA-së kuptohet si standard për pastërtinë e figurës ku aplikanti i nënshtrohet një procedure të imtësishme dhe të besueshme vettingu.

Ndërkohë që refuzimi/revokimi i vizës mund të bëhet për disa arsye, sjellim në vëmendje se Ambasada e SHBA-së, ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që ka në dispozicion për refuzimin/revokimin e vizave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Kjo praktikë e ndjekur nga SHBA për promovimin e luftës kundër korrupsionit, anembanë botës. Refuzimi i vizës përkon në periudhë në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së. Në këtë kontekst rekomandojmë vlerësimin e këtyre rrethanave në dritën e informacioneve të tjera që keni”, thuhet në raportin e DSIK.

Gjyqtari, lidhje me njerëz nga bota e krimit

Në raportin sekret, figura e gjyqtarit Besnik Imeraj cilësohej si e papërshtatshme lidhur me faktin se ai ka lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar. DSIK në këtë raport thekson se subjekti nuk ka renditur në listë një kontakt që konstatohet nga informacione të besueshme dhe nga prova të tjera. “Në mbështetje të pikës 4 nenit 39, të ligjit 84/2016 ekzistojnë të dhëna nga Autoritet se subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Në rastin konkret z. Besnik Imeraj nuk ka pasur një komunikim rastësor dhe se ai është evidentuar në lidhjen e tij me persona të përfshirë në krimin e organizuar”, thuhet ndër të tjera në raport.

Ndërsa është fshirë fakti se sa është numri i personave që ka lidhje me krimin dhe emrat e personave. Për të gjitha këto fakte, DSIK në këtë raport shpreh si konkluzion se “Grupi i punës konstaton papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivlerësimit z. Besnik Babaçe Imeraj”.

Më 31 janar të 2018, tre muaj më vonë nga fakti i daljes së këtij raporti të DSIK-së të depozituar pranë KPK-së, Besnik Imeraj do të deklaronte dorëheqjen si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke deklaruar se e ndërmerrte një veprim të tillë për arsye personale dhe shëndetësore.

Imeraj ishte një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që do të dilte kundër ligjit të Vettingut gjatë shqyrtimit të kësaj çështje, padisë së ngritur nga shoqatat e avokatëve dhe PD-ja. Ky vendim i tij, do të detyronte KPK-në që më 8 shkurt të 2018 të deklaronte ndërprerjen e rivlerësimit për kandidatin Besnik Imeraj.

Por anëtari i dorëhequr do të përballej edhe me hetimet e nisura ndaj tij nga ana e Prokurorisë shqiptare. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj”, ishte njoftimi i 20 marsit 2018.

LEXO EDHE:  Komenti i Sali Berishes per flamujt e PS tek shtatorja e Ahmet Zogut...

Por ai do ta cilësonte këtë akt me prapavijë politike. “Kjo që po ndodh nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Që kur Edi Rama dhe qeveria bëjnë kontrollin e gjyqtarëve, çdo gjë është e qartë. Unë jam në rregull dhe nuk kam asnjë problem me ligjin dhe Kushtetutën. Kjo e gjitha është e motivuar politikisht”, do të shprehej Besnik Imeraj në mediat vizive.

Prokurori i lotove që fshehu hetimin

Një tjetër raport tjetër sekret është ai për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, i shkarkuar nga KPK më 26 nëntor 2018, vendim që nuk u ankimua nga Komisionieri Publik. Selmani u bë i njohur nga procesi i Vettingut për faktin se ai kishte deklaruar se një pjesë të ardhurave i kishte siguruar nga bastet sportive në vitin 2006 ka pasur shumën 489.591 lekë, duke përfshirë të ardhurat nga lotaria sportive në shumën prej 400.000 lekësh; në vitin 2007 ka pasur shumën 1.368.966 lekë, duke përfshirë të ardhurat nga lotaria sportive në shumën prej 200.000 lekësh.

Por në raportin sekret rezulton se DSIK ka konstatuar se Selmani ka fshehur faktin se është në hetim nga prokuroria dhe se ai është konstatuar se ka kryer korrupsion aktiv. Pikërisht këto fakte e kanë fundosur Selmanin duke bërë që të mos e kalojë procesin e Vettingut dhe të shkarkohet.

“Me shkresën nr.11598, datë 27.10.2017, është përcjellë në Komisonin e Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit z.Artur Selmani me konstatimin për papërshtatshmëërinë në vazhdimin e detyrës nga ky subjekt rivlerësimi, bazuar në informacion e ardhura nga institucionet e verifikimit: Prokuroria e Përgjithshme me shkresën “Konfidencial”, Nr.618; SHISH me shkresën “Sekret” dhe SHÇBA me shkresën “Konfidencial”. Konkretisht: procedimi penal në ngarkim të subjektit të rivlerësimit Artur Selmani është regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “shpërdorimimi i detyrës dhe korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në këtë raport sekret.

Më tej bëhet e qartë se kjo rrethanë nuk është pasqyruar në Deklaratën për Kontrollin e Figurës nga subjekti i rivlerësimit, pasi fakti i regjistrimit penal në ngarkim ka ndodhur pas plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës për kontrollin e figurës pranë DSIK-së, një muaj para.

“Por në këndvështrimin e përgjithshëm të kontrollit apo pastërtisë së figurës së një funksionari publik, në rastin tonë, në cilësinë e Prokurorit, çdo dyshim i arsyeshëm për kryerje ose mos kryerje të veprimeve, në kundërshtim me ligjin, në mos përmbushje të rregullt të detyrës dhe kur këto veprime apo mos veprime sjellin përfitime materiale, ose jo materiale të padrejta për vetë si funksionar publik apo persona të lidhur me të, duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, apo personave të tjerë, cenojnë figurën e tij, integritetin, shkallën e besueshmërisë dhe e bëjnë këtë individ të mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, sipas përcaktimit të nenit 37 të ligjit “Për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në raport.

Ky nen përcakton se Grupi i Punës, gjatë procedurave të kontrollit të figurës, duhet t’u përmbahet kërkesave të përgjithshme si më poshtë: a) verifikimi i saktë i identitetit në të shkuarën dhe të tashmen, për çdo individ; b) verifikimi nëse ka tendenca kriminale për përfshirjen në krimin e organizuar; c) vlerësimi i përgjithshëm, nëse individi mund të vihet nën presion nga struktura kriminale; ç) kontrolli nëse ka qenë, është ose tenton të angazhohet fshehurazi, vetëm, në bashkëpunim, ose në përbërje të një organizate kriminale.

Nisur nga këto konstatime DSIK thekson se “grupi i punës nisur nga rivlerësimi i të dhënave që disponohen për subjektin e rivlerësimit, nuk ndryshon konstatimin fillestar të dhënë për subjektin e rivlerësimit, papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës nga subjekti i rivlerësimit Artur Selmani”. /Gazeta Si

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Komenti i Sali Berishes per flamujt e PS tek shtatorja e Ahmet Zogut...

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Kylie feston 1 mujorin e lindjes së vajzës/ Ajo është e mrekullueshme

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Kylie feston 1 mujorin e lindjes së vajzës/ Ajo është e mrekullueshme

LEXO EDHE:  Foto+18/Ria Antoniou ‘çmend’ meshkujt në kalendarin e 2019-ës

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Transparenca e SHBA për fondet e tërmetit/ Vasili: Kjo qeveri grabit në kurriz të shqiptarëve

LEXO EDHE:  Transparenca e SHBA për fondet e tërmetit/ Vasili: Kjo qeveri grabit në kurriz të shqiptarëve

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE