LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha: Po goditen familjarët e anëtarëve të bandave

4 Prill 2019, 19:35, Aktualitet CNA
Artan Hoxha: Po goditen familjarët e anëtarëve të bandave

Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka folur në lidhje me vrasjet në Shkodër dhe kalimin e goditjes nga pjesëtarët e grupeve kriminale tek pjesëtarët e tjerë të rrethit të tyre familjar e fisnor.

I ftuar në emisionin ?Opinion?, gazetari Hoxha, shpjegoi këtë dukuri të re, duke paralajmëruar zgjerimin e rrethit të viktimave nëse nuk do ti thuhet stop hakmarrjes.

?Bilanci i tre ngjarjeve të fundit, ku u ekzekutuan Ferracaku, por dhe dy vëllezërit Bilali, që rezultojnë të përfshirë në ngjarje kriminale, tregon zgjerimin e rrethit të viktimave nga anëtarët veprues të bandave tek njerëzit e tyre. Tek ngjarja e fundit, vëllezërit Bilali, nuk ishin pjesëtarë të grupeve kriminale. Në ekzekutimin e tyre autorët kanë përzgjedhur të përdorin një automatik dhe pistoletë “TT”. Pasi janë qëlluar me breshëri automatiku, autori u është afruar dhe i ka qëlluar në kokë. Edhe tek Arjan Ferracaku, po e njejta skemë është përdorur. E ka goditur nga distanca dhe i ka shkuar nga afër duke e qëlluar në kokë?,- tha gazetari. /CNA.al

Lajmet e fundit nga