Connect with Us

A e dini se cilat shenja gënjejnë më shumë dhe pse? Zbulojeni

Kuriozitete

A e dini se cilat shenja gënjejnë më shumë dhe pse? Zbulojeni

Publikuar

-

nuk jane si duken horoskop

Dashi (21 Mars- 19 Prill)

Dashi do të gënjejë kur merr shumë përgjegjësi dhe axhendën e ka të zënë sepse nuk do të zhgënjejë askënd. Do të gënjejnë për arsyet pse bëjnë diçka të caktuar apo që kërkuan dhe menduan për diçka para se ta bënin. Ata kanë tendencën të jenë impulsivë dhe nuk kanë durim apo disiplinë të presin para se të veprojnë. Dashit i pëlqen ta mendojnë si të ditur, prandaj gënjejnë duke thënë se e dinë diçka kur në fakt nuk e dinë. Dashi gënjen kur thotë se nuk ka nevojë për ndihmë në një detyrë apo projekt sepse nuk do që të tjerët ta shohin si të paaftë.

Demi (20 Prill-20 Maj)

Demi gënjen veten për diçka që i ka prekur, duke thënë se nuk i intereson. Ata gënjejnë kur thonë se nuk janë xhelozë, ndërkohë që mund të jenë duke vdekur nga zilia dhe gjithashtu gënjejnë për përtacinë e tyre, sepse nuk duan që të tjerët ta marrin vesh se nuk po punonin për një projekt të rëndësishëm, por po shihnin një serial të tërë. Ah po, Demi gënjen kur thotë se nuk shpenzon shumë para… për veten dhe kënaqësitë e tij.

Binjakët (21 Maj- 20 Qershor)

Binjakët kanë tendencën të gënjejnë veten duke thënë se janë të aftë të përfundojnë një detyrë brenda afatit. Duke qenë se zakonisht janë vonë, gënjejnë duke thënë se kjo ishte hera e parë që vonohen dhe kishin arsye të fortë. Binjakët jo gjithnjë i mbajnë premtimet dhe gënjejnë kur tregojnë një histori( jo me qëllim të keq, por për ta zbukuruar).

Gaforrja (21 Qershor-22 Korrik)

Gaforrja pëlqen të pretendojë se është shumë e pavarur, por ndërkohë është shumë “e ngjitur” dhe ka nevojë për afeksion. Ata do të gënjejnë për ndjenjat e tyre dhe do të mundohen të shfaqen më pozitivë dhe entuziastë sesa janë. Nëse lëndohen nga diçka që e bënë vetë, ata gënjejnë veten duke thënë se ishte faji i personit tjetër. Gjithashtu nëse një gaforre është e nevrikosur me ty, do ju gënjejë duke thënë se gjithçka është në rregull. (Por thellë thellë nuk do jua fali kurrë.)

Luani (23 Korrik- 22 Gusht)

Nëse një luan ka një peng nga e shkuara ose diçka që i ka lënduar, do të gënjejë gjithnjë duke thënë se e ka kaluar dhe nuk e prek më e shkuara. Gënjejnë për nevojën që kanë për të qenë në qendër të vëmendjes dhe që të duken më të rëndësishëm apo të talentuar sesa janë. Gjithsesi kur i kërkohet të provohet kjo e fundit, do ju surprizojnë me aftësinë që kanë për t’u përshtatur.

Virgjëresha (23 Gusht- 22 Shtator)

Virgjëresha si perfeksioniste i pëlqen që çdo gjë të jetë e rregullt dhe e pastër, dhe gënjen kur thotë se nuk e bezdis dikush që i prish rregullin. Ata urrejnë kur gjërat dalin jashtë planit, por do gënjejnë për këtë në mënyrë që të mos duken sa të stresuar janë. Realiteti është që duan të jenë të aftë të realizojnë gjithçka sipas planit dhe në mënyrë perfekte, duke e vendosur shumë veten nën tension.

Peshorja (23 Shtator -22 Tetor)

LEXO EDHE:  E keni ditur gjithmonë gabim/Ju nuk i përkisni shenjës tuaj të horoskopit

Kur një Peshorë gënjen, bën çmos me betime dhe aktrim që ju ta besoni. Dhe pse nuk duan të gënjejnë, kjo nuk e mohon faktin që shpesh e bëjnë. Ata gënjejnë për të shmangur probleme, për t’i bërë të tjerët të ndihen mirë. Ka raste që e zbukurojnë të vërtetën për t’u dukur madhështore, ndërkohë që është thjesht një gjë normale e përditshme.

Akrepi (23 Tetor- 21 Nëntor)

Akrepi nuk i duron dot gënjeshtarët, por ndonjëherë bëhet dhe ai i tillë. Nëse dikush i thyen zemrën, ata gënjejnë për të mos treguar sa të zhgënjyer, të lënduar dhe të etur për hakmarrje janë. Do të gënjejnë nëse e dinë që kjo do të bëjë që dikush të paguajë që i lëndoi. Ndonjëherë gënjejnë për ta bërë diçka të duket më e rëndësishme apo dramatike, apo thjesht sepse ndihen të çuditshëm dhe kundërshtues.

Shigjetari (22 Nëntor- 21 Dhjetor)

Shigjetari gënjen nëse kjo e ndihmon të shmangë dhimbjen, sidomos atë të të vërtetave të hidhura për veten. Ata gënjejnë që të jenë diplomatikë dhe t’i bëjnë të tjerët t’i respektojnë.  Ndonjëherë gënjejnë për nivelin e përkushtimit që kanë ose sa i intereson. Nuk i pëlqen të ndihen nën kontroll nga dikush apo diçka, prandaj do gënjejnë për lirinë e tyre.

Bricjapi (22 Dhjetor- 19 Janar)

Bricjapi gënjen kur thotë se nuk ka nevojën e askujt sepse e ka nën kontroll situatën, ndërkohë që e vërteta është që gjithçka po i del jashtë kontrollit. Gënjejnë kur thonë se janë socialë, sepse në fakt preferojnë të qëndrojnë në qetësinë e tyre. Gjithashtu gënjejnë kur flasin për kujdesin ndaj vetes, sepse harrojnë veten e tyre duke zgjidhur problemet e të tjerëve. Një bricjap gënjen kur thotë se e di përgjigjen, por pastaj do përpiqet në maksimum që ta gjejë në kohë.

Ujori (20 Janar- 18 Shkurt)

Ujori gënjen për ndjenjat e tij dhe thotë se nuk është lënduar dhe është për bukuri, ndërkohë që zemrën e ka të thyer dhe është i trishtuar. Këtë e bëjnë që mos të duken të ndjeshëm dhe sepse mendojnë se ndjenjat janë diçka private. Ujori gënjen kur thotë se nuk do të nxisë probleme, sepse kjo eshte gjithcka që do të bëjë.

Peshqit (19 Shkurt- 20 Mars)

Ka momente që Peshqit fiksohen pas botës së tyre imagjinare, prandaj shpesh gënjejnë për realitetin që jetojnë. Gjithashtu dhe ata gënjejnë për ndjenjat. Peshqit gënjejnë për të mos bërë diçka që duhet por ata nuk duan ta bëjnë, sepse kështu nuk zhgënjejnë të tjerët. Janë shumë pesimistë, por e fshehin në mënyrë që mos të duken shumë njerëz negativë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Historia e vërtetë e Spartakut, gladiatorit që drejtoi revoltën më të madhe të skllevërve në histori

Publikuar

-

Spartaku drejtoi jo vetëm një revoltë të madhe të skllevërve, ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz në shekullin I Para Krishtit, por ai e mposhti vazhdimisht Romën në beteja. Por ende sot motivimet e tij, janë subjekt i debateve midis historianëve. A ishte ai një hero rebel – siç e cilëson legjenda urbane- një grabitës i shkujdesur, apo që të dyja bashkë?

Gjithçka që dime mbi Spartakun, na vjen nga burime të dorës së dytë apo edhe të dorës së tretë, nga historianë të lashtë që kanë lindur disa dekada pas vdekjes së tij në vitin 71 Para Krishtit. Dhe që nga kohërat e lashta, ai është mitizuar gati nga të gjithë. Po kush ishte në fakt Spartaku?

Para se udhëheqësi rebel të drejtonte njerëzit e tij anëmbanë Italisë, dhe të shkatërronte pa mëshirë legjionet romake, ai ishte thjeshte një djalë si gjithë të tjerët. 

Sipas historianëve antikë, Spartaku lindi në Thrakë, rajon që shtrihet sot në një pjesë të Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë. Pas Luftës së Tretë të Maqedonisë në shekullin II Para Krishtit, shumë thrakë u dërguan më dhunë në Itali, ku u shitën si skllevër. Mes tyre ishte edhe Spartaku.

Sipas historianit grek Apiani nga Aleksandria, që jetoi në shekullin II Pas Krishtit, Spartaku ishte në fillim një ushtar romak, por u burgosur dhe u shit tek një fisnik që zotëronte një arenë gladiatorsh në Kapua, një qytezë afër qytetit të Napolit. Në vitin 75 Pas Krishtit, gati 150 vjet pas vdekjes së Spartakut, historiani romak Plutarku shkroi se Spartaku rezistoi shumë kohë përpara rebelimit të tij si skllav. 

Ai rrëfen se kur u dërgua për herë të parë në Romë për t’u shitur, një gjarpër iu mbështoll rreth kokës kur Spartaku ishte në gjumë. Gruaja e tij, që vinte nga i njëjti fis, dhe ishte një profete, që njihte si zot Dionisin, tha se kjo shenjë do të thoshte që ai do të kishte një fuqi të madhe dhe të tmerrshme, që do ta çonte drejt një fundi tragjik.

Në Capua, Spartaku u detyrua të ndeshej si gladiator nën tutelën e Lentulus Batiatus. Në një moment ai vendosi të revoltohet. Sipas Plutarkut, rebelimi i skllevërve nisi me 78 njerëz që ishin të armatosur vetëm me disa thika kuzhine. Në vitin 73 Para Krishtit, ky grup gladiatorësh të fuqishëm, vendosi të rrezikojë gjithçka për të rifituar lirinë.

Pasi neutralizuan rojet, ata u arratisën. Fillimisht u ndeshën me një karvan udhëtarësh, të cilëve u grabitën armët që kishin me vete dhe arin. Më pas rebelët u nisën drejt shpateve të malit Vezuvit, duke plaçkitur fshatrat përreth, duke ndarë mallin me të tjerët, dhe duke mbledhur gjithnjë e shumë burra gjatë rrugës.

Në fillim Roma, nuk mendonte se një bandë skllevërish, të paraqesin ndonjë kërcënim serioz për të. Ata dërguan Gaius Glaberin që të merrej me këtë çështje. Duke e nënvlerësuar situatën, nuk i dhanë atij as një legjion të plotë ushtarësh. Glaber dhe 3.000 ushtarët e tij bllokuan rrugën e vetme prej nga ku Spartaku dhe njerëzit e tij, mund të largoheshin. 

Por rebelët përdorën degët e hardhive dhe të pemëve, ndërtuan shkallë dhe zbritën faqen shkëmbore, duke sulmuar romakët pas shpine. Pasi shpartalluan me shpejtësi ushtrinë e Glaberit, ata mposhtën shumë shpejt edhe legjionin e Publius Variniusit, me ushtrinë e tij prej 2.000 vetësh.

Këto fitore, bënë që rreth skllevërve, të mblidhen shumë njerëz. Shumë shpejt ushtria e Spartakut arriti në më shumë se 70.000 njerëz. Por Spartaku nuk ishte mendjekthjellët. I vetëdijshëm se nuk kishte asnjë shans të mposhtte të gjithë ushtrinë perandorake të Romës, ai hoqi dorë nga luftimet dhe synoi të rrikthehej në shtëpi. 

Ai dhe njerëzit e tij synuan të udhëtonin drejt veriut, të kapërcenin malet Apenine, të kalonin Alpet, dhe të ktheheshin në tokat e tyre të lindjes në Thrakë dhe Gali. Që të mbronte njerëzit, ai e ndau ushtrinë e tij në dy grupe. Gjysma e ushtrisë, e përbërë nga fiset gale dhe ato gjermanike, ndoqi ish-gladiatorin Kriksus, krahun e djathtë të Spartakut. 

Pjesa tjetër, kryesisht thrakas, ndoqën Spartakun. Megjithëse plani i tij ishte që të rikthehej sa më parë shtëpi, shumë nga burrat e tij kishin plane të ndryshme. Sipas Plutarkut, të mashtruar nga suksesi i tyre, ata vazhduan të shkatërrojnë Italinë. Ndaj senati romak, dërgoi gjeneralin Markus Krasusin që të shtypte rebelimin, duke i vënë në dispozicion 10 legjione.

Kur Spartaku dhe njerëzit e tij u mundën, 6.000 njerezit e tij u kryqëzuan gjatë rrugës që lidh Kapuan dhe Romën, si një leksion për të gjithë rebelët e mundshëm. Ai vetë mbijetoi dhe vazhdoi të udhëtonte drejt veriut. Më pas ndërroi mendje dhe u rikthye në jug drejt Siçilisë. Ai shpresonte të pushtonte ishullin, ku skllevërit ishin revoltuar 3 herë në 70 vitet e fundit. 

Ai planifikoi të shkonte në Siçili me një flotë me anije piratësh, por piratët e mashtruan. Ata morën paratë dhe u larguan para se rebelët të hipnin në anije. 

Spartaku u detyrua të stacionohej përkohësisht në gadishullin e Rhegiumit, në jug të Italisë, për të planifikuar veprimin e tij të radhës. Pas disa ditësh aty u ndesh me Krasusin, ku sllevërit pësuan një humbje të rëndë. Kjo humbje mbolli përçarje në radhët e rebelëve. Spartaku mendohej se gjeti vdekjen në betejën e fundit të rebelëve, edhe pse trupi i tij nuk u gjet kurrë.  

Disa historianë e shohin Spartakun si një rebel egoist, që i çoi njerëzit e tij drejt asgjesimit për shkak të egos së tij të tepruar, duke e shkatërruar ndërkohë Italinë e kohës. Të tjerët nuk bien dakord me këtë pikëpamje, dhe e shohin atë si një figurë frymëzuese që drejtoi mijëra njerëz të thjeshtë kundër Perandorisë Romake. Tek e fundit, Spartakus drejtoi revoltën më të madhe të skllevërve në Romën antike, revolta që kujtohet edhe sot e kësaj dite.

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Keni flokë të yndyrshëm? Ja cili është “ilaçi” që ndihmon eliminimin e yndyrës

Publikuar

-

Flokët duken më bukur nëse nuk e heq menjëherë kripën nga floku, por përveç pjesës së bukurisë, duhet të dini se ajo ndihmon edhe në shëndetin e tyre.

Kripa e detit balancon nivelet e acidit në trup, duke eliminuar rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ajo përmirëson sistemin imunitar, shëndetin kardiovaskular, kontrollon shtypjen e lartë të gjakut, ul nivelet e larta të kolesterolit dhe trajton diabetin.

Për sa i përket flokëve, kripa e detit u vjen në ndihmë personave që kanë flokë të yndyrshëm. Kjo sepse kripa e detit ndihmon në absorbimin e çdo vaji të tepërt dhe përmban minerale, gjë që i bën flokët më të buta dhe më voluminoze.

LEXO EDHE:  Horoskopi 17 Maj 2016

LEXO EDHE:  Horoskopi 17 Maj 2016

Përveç periudhës së verës, kur ne mund të lahemi dhe t’i mbajmë flokët për disa orë me kripën e detit, në periudha të tjera përdorimi i kripës së detit në flokë bëhet duke i lagur flokët, e më pas duke shtuar një deri në dy lugë gjelle me kripë./ Burimi:intv

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Mos i përdorni më/ Zbuloni arsyet që zbutesit po ju “shkatërrojnë” buzët

Publikuar

-

Gjithmonë kur kemi buzë të thara ose të çara, përdorim zbutës duke menduar se do të jenë sërish të buta e pa kore si më parë. Por, me përdorim të shpeshtë, vëmë re se buzët nuk mund të mbijetojnë më vetë, pa nevojën e një zbutësi.

Por duket se e kemi pasur gabim. Zbutësit me përbërës si acidi hialuronik dhe glicerina e përkeqësojnë gjendjen. Këta përbërës e nxjerrin lagështirën nga lëkura, sidomos në një ambient të thatë, ku avullon. Të njëjtin efekt kanë dhe zbutësit me mente a përbërës të tjerë cimbitës.

Rekomandohet që të anoni drejt produkteve për buzët që kanë dyll bletësh, gjalpë shea dhe vajra të ndryshëm natyral, pasi nuk e lejojnë lagështirën të largohet nga lëkura.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: