LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat në Shqipëri/ Ylli Dylgjeri: Nuk do t’ia dijë kërkush

3 Prill 2019, 16:04, Aktualitet CNA
Protestat në Shqipëri/ Ylli Dylgjeri: Nuk do t’ia dijë

Gazetari Ylli Dylgjeri, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar për situatën e protestave në Shqipëri.

Dylgjeri e ka nisur shkrimin e tij me një pyetje për kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, se përse ai vazhdon akoma të rrijë në poste të larta drejtuese.

Sipas Dylgjerit, askush nuk do t?ia dijë për situatën e krijuar në Shqipëri.

Postimi i plotë i Dylgjerit:

Pse rri akoma aty o Gramoz Ruçi?

Një Shqipëri e destabilizuar veri- jug.

Revolta kudo. Nga Shkodra deri në Gjirokastër. Diku protestuesit paralizojnë rrugën nacionale, diku zënë Unazën, diku fermerët me gjithë lopë e qumësht protestojnë për krizën e shitjeve.

Në Universitetin e Shkodrës studentët thyejnë dyert, në Tiranë po përgatiten sërisht të dalin në rrugë pas mashtrime e premtime  të Qeverisë. Një rini në ikje, në emigracion, me një kriminalitet hiper e të parët në azilkërkim. Shtypi ndërkombëtar çdo ditë po tregon për bëmat e kësaj qeverisje.

Sipas ligjit për policinë e shtetit kur kriminaliteti shpërthen si tani, e pakta duhet të japë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Por këtu nuk do t’ja dijë kërkush! As i pari i Qeverisë, as i pari Kuvendit as i Pari Policisë. Kërkush.

Vazhdon zoti Ruçi i nxirë e zë trashë të rrij në majë të mullarit të Kuvendit, duke punuar e luftuar  si në rrethim. Të kujtohet mirë kjo parrullë Ty, e ndaj e zbatove edhe në diktaturë edhe në demokraturë. Mos do të na thuash se po tregon sërisht maturi e qetësi?

Ky është Mashtrim!

Me sa duket, ka gjithmonë kohë për tu turpëruar./CNA.al

Lajmet e fundit nga