LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e 13 Prillit/ Këlliçi paralajmëron surpriza

3 Prill 2019, 15:17, Aktualitet CNA
Protesta e 13 Prillit/ Këlliçi paralajmëron surpriza

Shpeshherë në mbyllje të protestave të opozitës kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar të infiltruarit e Policisë dhe të kryeministrit Edi Rama në protestat e opozitës.

Një gjë të tillë Këlliçi e ka konfirmuar edhe ditën e sotme në studion e lajmeve në Fax News.

Ndërsa përsa i përket protestës së 13 Prillit, Këlliçi paralajmëron surpriza.

?Policia e Shteti infiltron njerëz në protestë të cilët janë civilë dhe arrestojnë protestuesit. Do shifni surpriza në protestën e datës 13 Prill pasi do të ketë më shumë njerëz ngaqë është lënë në një orar të përshtatshëm për të gjithë, sepse ka punonjës të administratës të cilët kontrollohen nëse janë në punë apo jo në ditët që ne kemi protesta?,-u shpreh Këlliçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga