LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozimi i PS për reformën zgjedhore/ Hajdari:Gjiknuri i paturpshëm

3 Prill 2019, 08:53, Aktualitet CNA
Propozimi i PS për reformën zgjedhore/ Hajdari:Gjiknuri i

Deputetja Rudina Hajdari në emër të Opozitës së re iu është përgjigjur propozimit të Partisë Socialiste për pjesëmarrjen në reformën zgjedhore.

Kujtojmë se një ditë më parë, kreu i komisionit për reformën zgjehdore Damian Gjinuri, doli me propozime konkrete për PD.

Nga foltorja e Kuvendit, Hajdari  e ka quajtur të turpshëm propozimin e Gjiknurit, si dhe ka risjellë në vëmendje marrëvëshjen që mazhoranca ka pasur më herët me PD.

“Ata deputetë që ishin këtu në Parlament nuk janë më dhe ju e keni bërë këtë marrëveshje me ata dhe jo me opozitëne  re.  Ne duhet të ecim përpara. Po më vjen keq, se mbi të gjitha deklarata e Gjiknurit ishin shëmbëlltyra më e keqe se çfarë ndodh në këtë sistem partiak politik. Gjiknuri pa pikë turpi jashtë rregullave dhe Kushtetutës i shtriu dorën opozitës dhe iu tha se ju duhet të bëni pjesë në komisonin e posaçëm të reformës zgjedhore”, ka thënë Hajdari.

Sipas saj propozimi i PS, s ‘është gjë tjetër veçse, një plan për t’iu treguar ndërkombëtarëve se po i plotësojnë kriteret.

Më tej, Hajdari ka apeluar deputetët e rinj që të mos kenë frikë dhe të shpalosin idetë e tyre.

“Ju keni ardhur nga lista të caktuara dhe  shpalosni idetë tuaja se ku qëndroni ju sa i përket sistemit zgjedhor”, ka apeluar Hajdari./CNA.al

Lajmet e fundit nga