LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në polici në shkelje të ligjit/ “Shpërblehet” drejtori i audio-përgjimit “Babale”

3 Prill 2019, 12:55, Aktualitet CNA
Ndryshimet në polici në shkelje të ligjit/

Ndryshimet në Policinë e Shtetit kanë prekur edhe Drejtorinë e Policisë së Fierit.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se Andon Marko, i cili deri tani ishte nëndrejtor i Policisë në Fier, dje është emëruar emëruar Drejtor po në policinë e Fierit, detyrë që e kryente prej pak javës si i komanduar.

Por, emërimi i tij është bërë në shkelje të ligjit, për shkak se Marko ka graden Kryekomisar, pra duhen edhe dy grada të tjera që të bëhet Drejtues i parë dhe nuk mund të bëhet drejtor.

Por, në fakt duket se ky ka qënë shpërblimi i Rilindjes dhe Ardi Veliut, për Andon Markon, i cili është edhe personi që ka dalë në përgjime dhe ka folur dhe është takuar me Fredi Alizotin, tek çështja ?Babale.?

Në përgjimet e publikuara nga PD, mes Alizotit dhe drejtuesve të Policisë së Fierit, i dënuari për trafik që pretendohet se kishte marrë përsipër të shpëtonte Agron (Geron) Xhafajn duke bërë rolin e dubluesit.

Në përgjimet e publikuara, pretendohet se në orën 12.00 të datës 29 Gusht 2018, zëvendësdrejtori i Policisë së Qarkut Fier telefonon Fred Alizotin, në të cilën shpreh dëshirën që t?i japë një birrë ?dëshmitarit?.

Në këtë bisedë, del qartë se zv.drejtori Marko e ka shoqëruar edhe herë tjetër ?dëshmitarin? Alizoti për në Tiranë, pasi flasim me njëri-tjetrin për vendin e takimit.

Alizoti:Po.

Andon MARKO:Shefi

ALIZOTI:Përshëndetje!

Marko: Erdha unë. Ku je? Ku do te takohemi?

Alizoti: Tek Pazari i Ri, jam vëlla.

Marko:Tek Pazari i Ri. Atje ku u ndamë atë natë?

Urdhëro?

Marko: Atje ku u ndamë atë natë që ishim bashkë apo jo?

Alizoti: Jo, jo jam këtu unë ore vëlla, këtu poshtë tek Pazari i Ri, tek 9- katëshi, vëlla, tek Pazari i Ri.

Marko: Tek 9-katëshet aty?

Alizoti:Po tek 9-katëshet kur ikën lartë për tek Pazari i Ri.

Marko: Ku ka qenë Vefa dikur?

Alizoti:Bravo. Pa vajt tek Vefa, stacioni i parë krahu i djathtë.

Marko: Ok, të mora vesh. Ja erdha unë, erdha.

Përgjimi 01 Tetor 2018, ora 12:35

Alizoti telefonon nendrejtorin e policise Fier

Marko: Ho re.

Alizoti: Ça bën o vëlla? Në rregull në rregull jam. Fisnik  ai e mbajti llafin

Marko: Hiç ja. Mirë mirë.

 Përgjimi 05 Tetor 2018  

 Marko: Hë ore ça bëre?

Alizoti: Ça po bëni?

Marko: Hiç ja me ca miq, po hamë drekë.

Alizoti: Pse s?ma bëre një zile mua?

Marko: Kush?

Alizoti: Po ti të ma bëje zilen mua vëlla. Të dy ne vaki jemi,  po të thoshte ore jam këtu, jam. Ça po bën?

Marko: Po hiç ça të them ore.

Marko:S ot dola në punë dhe më morën për drek këta.

Alizotri:Të mora. E di unë, ore.

Marko:Se nuk dal nga puna fare.

Alizoti: E di unë ore e di ty dreka nuk të ndahen

(qesh)

Alizoti:Ça bën?

Marko: Mirë. Mirë. Flasim. Se mbase do të filloj rregullisht nga e hëna e tutje.

Alizoti: Mirë, po, hajt se flasim.

Alizoti: Me dite jemi, me ditee di ti, e ke vulos ti!

Marko: Mirë o mirë pa merak, do flasim nga e hëna e tutje do vij në punë.

Alizoti: Mirë, mirë.

Marko: Mirë. Rrofsh.

Lajmet e fundit nga