LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FRPD merr frerët e protestës/ Këlliçi “masakron” Veliajn

3 Prill 2019, 08:40, Aktualitet CNA
FRPD merr frerët e protestës/ Këlliçi

Ndryshe nga protestat e tjera, duket se drejtimin e protestës së sotme të opozitës e ka marrë në dorë Forumi Rinor i Partisë Demokratike.

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi në fjalën e tij, krahas akuzave ndaj kryeministrit Rama, nuk ka kursyer edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Këllici tha se Edi Rama është modeli më i keq qeverisës, ndërsa Veliaj është mashtrues kronik.

?Edi Rama është modeli më i keq qeverisës. Erion Veliaj është mashtruesi kronik që ka kthyer betonin në Tiranë.

Erion Veliaj sot e ka kthyer Tiranën në oazin e pastrimit të parave.?-tha Këlliçi.

Më tej, ai shigjetoi edhe ministren për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.

?Shiko Elisa Spiropalin. Mjafton të shikoni fotot e para 10 viteve për të kuptuar se ku shkojnë paratë e shqiptarëve.

Shkojnë për botoks dhe çanta të shtrenjta.?-tha Këlliçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga