LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi i grave të PPE/ Presidentja Pack mbështet djegien e mandateve nga PD

2 Prill 2019, 17:47, Aktualitet CNA
Takimi i grave të PPE/ Presidentja Pack mbështet djegien e mandateve

Nëpërmjet një njoftimi Zyra e Shtypit të Partisë Demokratike ka bërë me dije axhendën e takimit të ish deputetes Albana Vokshi, aktualisht kryetare e Lidhjes Demokratike të Grave (LDGSH) në takimin e grave  politikane, që i përkasin grupimit më të madh politik europian, Partisë Popullore Europiane (PPE). Presidente e të cilës është , Doris Pack, ish europarlamentare e PPE.

Sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit të PD, Packh e mbështeti vendimin e PD për dorëzimin e mandateve si një përpjekje për kushtetutshmëri, vlera e standarde europiane.

?E përshendes dhe e mirëkuptoj këtë vendim të marrë në kushtet e shkeljes së të drejtave kushtetuese edhe të opozitës, në mungesë të gjykatës kushtetuese, në mungesë të mundësisë së apelimit të çdo lloj vendimi, sepse gjykatat nuk funksionojnë?- është shprehur  Doris Pack, duke u kërkuar anëtareve gra të PPE, që informacionin për Shqipërinë ta conin edhe në kancelaritë e vendeve të tyre. Si një kntribut ndihme për Shqipërinë, “një vend shumë i bukur, me njerëz të mirë e që e dua shumë,?-sië  u shpreh  Doris Pack.

Në anën tjetër, kryetarja e  LDGSH, Albana Vokshi, kërkoi ndihmën e anëtareve gra të PPE në Bruksel për të thënë të vërtetat e fshehura për Shqipërinë, ku të gjitha pushtetet janë uzurpuar nga Kryeministri.

?Lënia e mandateve të deputetëve të PD, ishte e vetmja rrugë institucionale demokratike, e parashikuar në Kushtetutë, përballë krizës së thellë, e cila bëhet edhe më ë rëndë në kushtet e mugesës së Gjykatës Kushtetuese. PD nuk kërkon pushtet në tavolinë. Kërkojmë në qeveri tranzitore, mandati i së cilës të jetë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në kushtet e një heshtje totale nga trupi diplomatik në Shqipëri, do të kërkoja ndihmën tuaj për të përçuar të vërtetat dhe realitetin e situatës në Shqipëri, si dhe arsyet pse PD dorëzoi mandatet, ?- ka artikuluar Albana Vokshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga