Connect with Us

Sekuestrohen valixhet diplomatike/ Mediat franceze: Po dërgoheshin në Shqipëri për pastrim parash

Aktualitet

Sekuestrohen valixhet diplomatike/ Mediat franceze: Po dërgoheshin në Shqipëri për pastrim parash

Publikuar

-

Sipas informacioneve valigjet kishin rreth 23 milion euro.

Ndërkohë mediat franceze raportojnë se valixhet po dërgoheshin në Shqipëri, vendi ku pastrohen paratë e pista.

“Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore ku pastrohen para. Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve? Autoritetet e Malit nuk mund ta thonë atë. Megjithatë, ndërsa valixhet janë diplomatike kjo tregon se kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë”,- shkruajnë mediat franceze. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kujdes në plazh/ Paralajmërimi i Manastirliut: Dhjetë rregullat që nuk duhet të harroni

Publikuar

-

Nga

Në një kohë që vendi po përballet me shtim të rasteve të personave të prekur nga Covid-19, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka drejtuar një apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu, iu kërkon qytetarëve dhe turistëve të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjenës dhe distancimit social me qëllim parandalimin e infektimit me COVID-19.

Ne videon e publikuar nga Manastirliu u kërkohet subjekteve dhe qytetarëve të zbatohen me rigorozitet këto rregulla për një sezon turistik të sigurt:

1. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.
2. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.
3. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
4. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.
5. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.
6. Shmangni grumbullimet e çdo lloji.
7. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.
8. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.
9. Ruani higjenën vetjake dhe kolektive.
10. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

LEXO EDHE:  Shpëton struktura e katedrales “Notre Dame”/ Macron: Do ta rindërtojmë të gjithë së bashku

LEXO EDHE:  Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mizori e turpshme”/ Bushati: Revizionimi i historisë nuk i shërben pajtimit dhe rrugës evropiane

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, duke e cilësuar atë si një nga mizoritë më të turpshme sipas tij që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shkruan se kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave nuk i shërbejnë pajtimit dhe rrugës europiane të Ballkanit Perëndimor.

“25 vjet më parë bota u bë dëshmitare e një mizorie të turpshme e të paparë në tokën europiane, që prej Luftës së Dytë Botërore. 8372 boshnjakë humbën jetën në Srebrenicë, si rezultat i fushatës genocidiste të forcave serbe.

Në këtë ditë reflektimi, nderojmë kujtimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë, por edhe viktimat e tjera që i janë nënshtruar mizorive masive, për shkak të identitetit të tyre.

LEXO EDHE:  Vrau dy persona me thikë në Paris/ Pushkatohet nga policia

LEXO EDHE:  Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave, shoqëruar me tentativat për marrëveshje për amnestimin e krimeve të luftës, shkojnë në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes së qëndrueshme, procesin e pajtimit dhe rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Pajtimi në epokën e pasluftës kërkon respekt dhe ndjeshmëri për të kaluarën, të mbijetuarit dhe familjet e tyre. Kjo është e vetmja garanci për mospërsëritjen e mizorive të së kaluarës dhe ndërtimit të shoqërive paqësore, gjithpërfshirëse dhe të drejta.”-shkruan Ditmir Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet i rrezikshmi i Korçës

Publikuar

-

Nga

Video-Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet i rrezikshmi i Korçës

Policia e Korçës bën të ditur se ka vënë në pranga një të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas uniformave blu, në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, mbi vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Ndihmësi”, për kapjen e tij, konkretisht shtetasit Dh. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

LEXO EDHE:  “Shton rrezikun e pastrimit të parave”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për “Bitcoin”

LEXO EDHE:  Akuzohen për pastrim parash/ Në pranga dy persona në kërkim ndërkombëtar

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

LEXO TE PLOTE