LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas Blendi Fevziut,një tjetër shqiptar në Netflix/Aktori luan në serial përkrah yllit të Hollivudit

2 Prill 2019, 12:40, Lifestyle CNA
Pas Blendi Fevziut,një tjetër shqiptar në Netflix/Aktori luan

Pas lajmit se moderatori Blendi Fevziu do të publikojë një dokumentar në rrjetin më të madh të shërbimeve televizive në internet, Netflix, një tjetër shqiptar është bërë pjesë e platformës së njohur.

Bëhet fjalë për aktorin nga Prishtina Arbër Mehmeti, i cili luan në serialin ?Santa Clarita Diet? përkrah aktores së famshme amerikane Drew Barrymore dhe aktorit Timothy Olyphant.

Vëllai i tij Ardi ka publikuar një video nga episodi i parë i sezonit të dytë, ku luan rolin e një fermeri serb, të cilin ushtria planifikon ta vrasë.

Ngjarja zhvillohet në Serbi dhe në episodin e mëposhtëm, aktori shqiptar shihet i lidhur, duke u marrë në pyetje dhe kërcënuar nga një oficer serb.

Arbër Mehmeti ka arritur të bëhet pjesë edhe e serialit të famshëm, ?Shameless?.

Kjo nuk është hera e parë që ai luan përkrah yjeve të Hollivudit, pasi ai ka aktruar edhe në filmat ?Counterpart?, ?The Madness Within?, ?Jean Claude Van Johnson?, ?Discount Fitness?, ?Love of Mass Destruction?, ?Empty Space?, e të tjerë.Burimi:xing.al

Lajmet e fundit nga