LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mostra që shkaktoi 2 prillin nuk ka vdekur" /Basha: Sot e njëjta betejë si në vitin 1991

2 Prill 2019, 09:47, Aktualitet CNA
"Mostra që shkaktoi 2 prillin nuk ka vdekur" /Basha: Sot e

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë në  Shkodër  ku ka përkujtuar 2 Prillin 1991,  ditën kur ranë dëshmorë për liri 4 heronjtë e demokracisë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.

Sipas Bashës e gjithë Shqipëria nën shembullin e qytetit të Shkodrës po bëhet gati të përzënë regjimin e krimit.
“Mostra që shkaktoi 2 prillin nuk ka vdekur por po përpëlitet si bishë e plagosur dhe ndaj sot Shkodra dhe Shqipëria janë thirrur nga historia”, është shprehur Basha.

“Sot është dita që t?ju drejtohem shkodranëve me mirënjohjen më të thellë dhe t?ju them Shkodrës dhe shkodranëve jeni dhe duhet të jeni krenarë për këtë çmim kaq të lavdishëm që keni vendosur në altarin e lirisë dhe demokracisë. Mostra që shkaktoi 4 dëshmorët e 2 prillit dhe qindra të plagosur nuk ka vdekur. Ajo po përpëlitet si bishë e plagosur”, është shprehur Basha.

Sipas tij, Shkodra e ka shkishëruar shitblerjen e votës dhe se  do ta bëjë hasha këdo që shet e blen votën. Më tej ai tha se do ta fitojnë betjën e nisur dhe nuk do të ndale as nga gazi lotsjellës dhe nga asgjë tjetër.

?Si më 2 prill 1991 ashtu dhe më 2 prill 2019 është e njëjta betejë. Populli i Shkodrës është i rreshtuar në të njëjtën anë të barrikadës. Unë jam krenar të jem me popullin e Shkodrës në të njëjtën anë. Gjithë Shqipëria e di se ne do të fitojmë. Lavdi heronjve të 2 prillit 1991?, ka thënë ndër të tjera Basha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga