Connect with Us

Mos më harro!/ Histori të humbjes së kujtesës që kanë shkundur botën

Aktualitet

Mos më harro!/ Histori të humbjes së kujtesës që kanë shkundur botën

Publikuar

-

histori te amnezise

Humbja totale apo e pjesshme e kujtesës është një temë që prej kohësh ka frymëzuar shkrimtarët dhe skencaristët për të krijuar apo për të  sjellë në syrin e publikut histori të tilla. Gjithsesi histori të tilla reale, janë shumë herë më interesante se sa ato që shohim në ekranin e madh.  Më poshtë po ju rendisim disa prej tyre.

Ansel Bourne

Në 15 mars të vitit 1887, Ansel Bourne, pastor evangjelist nga Ismanda, u zgjua në Norristoën, të Pensilvanisë, në një shtëpi dhe në një shtrat që nuk i njihte. Ai nuk e dinte se si kishte përfundiuar aty dhe nuk e dinte se çfarë e kishte shtyrë që të ndryshonte emrin  në A.J. Broën dhe të hapte  një shtypshkronjë. Humbja e kujtesës dhe arratisja e tij u shpjeguan me diagnozën e arratisjes disociative. Një tip amnezie psikogjene, a ardhur jo nga një dëm celebral organik, por nga një çrregullim i personaliteti të shumëfishtë.  Kjo ngjarje ka shërbyer edhe si lajtmotiv i filmit “The Bourne Identity”, në të cilin rolin kryesor e ka luajtur Matt Damon

LEXO EDHE:  Sektorët që u goditën më shumë dhe bizneset që përfituan nga pandemia

Albert Dadas

Një tjetër shembull i arratisjes amnezike është ai që ka ndodhur rreth viteve 1880 me Albert Dadas, një burrë që punonte tek një kompani gazi në Bordeaux (Francë), ai la punën dhe familjen për të bërë një jëtë vagabondi, duke jetuar në rrugë, pa dokumenta dhe pa qëllime. Kjo rrugë arriti ta çonte deri në Moskë.Kur u arrestua ai deklaroi para autoriteteve që nuk e kishte idenë se kush ishte dhe se  si mund të kishte përfunduar aty. Gjendja e tij vinte si pasojë e një problemi psiqik që njihet ndryshe me emrin dromomania, pak a shumë një obsession psiqik që i bën njerëz të fiksohen pas ecjes dhe udhëtimeve./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vaksinimi masiv/ Manastirliu tregon sa qytetarë kanë marrë vaksinën deri më tani në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu  nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se që nga fillimi i procesit të vaksinimit masiv dhe deri tani kanë marrë vaksinën 585 mijë qytetarë.

Të gjithë këtë proces ajo e ka cilësuar shembullor dhe shton se kjo shifër është arritur falë vaksinimeve që po vijojnë nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, e deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit.

“Më shumë se 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani, nga sheshi Skënderbej, deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit, në një proces vaksinimi shembullor, falë ekipeve tona mjekësore.”, shkruan Manastrliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk do ta rrëzojë kurrë Ramën”/ Nishani: Kreu i PD duhet të marrë përsipër përgjegjësinë

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, u është përgjigjur kritikëve që shprehen se ai po i shërben kryeministrit Edi Rama duke kërkuar largimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Ai theksoi se Rama pas fitores së mandatit të tretë, nuk ka nevojë për askënd që ti shërbejë. Më tej, në një intervistë për Abc, Nishani shtoi se Basha nuk e ka rrëzuar dot Ramën për gjithë këto vite dhe sipas tij, nuk do ta rrëzojë kurrë.

“Në 91-shin partia e Punës hyri në garë në kuadrin e pluralizmit. Dallgën e madhe në kutitë e votimit nuk e ndalonte dot më. Duhet të marrësh përsipër përgjegjësinë si drejtues i opozitës duke bindur shqiptarët që do sjellësh ndryshim. Dhe humbja nuk i faturohet një njeriu. Nuk është e keqja Lulzim Basha. E keqja është Edi Rama. Basha nuk e ka rrëzuar dot dhe nuk ka për ta rrëzuar dot.

 Edi Rama e fitoi atë që donte, Nuk ka nevojë për asnjë shërbim më. Kush i ka shërbyer Edi Rama I ka shërbyer deri më 25 Prill. Blendi tha që duhet të ikë Edi Rama. Edi Rama ka tetë vite që nuk ikën. Pas 12 vitesh pot ë vazhdojmë të themi të gjejmë një mekanizëm që të heshtim, do jetë Edi Rama prapë. Unë kam përgjegjësi qytetare. E keqja e këtij vendi është Edi Rama. Ka modelin e qeverisjes më të inkriminuar. Edi Ramën e rrëzon vetëm nëse në kutitë e votimit shkojnë 1 mln shqiptarë dhe jo 600 mijë shqiptarë. Ata kanë ndenjur në shtëpi sepse nuk janë bindur.”, u shpreh Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sezon turistik më të lehtësuar?/ Albana Fico: Pandemia ka hyrë në një fazë qëndrueshmërie

Publikuar

-

Nga

Situata epidemiologjike në Shqipëri paraqitet me e stabilizuar dhe këtë e faktojnë shifrat që raportojnë autoritetet shëndetësore.

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha për Euronews Albania se të gjithë treguesit dëshmojnë faktin se në Shqipëri situata epidemiologjike është e qëndrueshme.

“Pandemia në Shqipëri ka hyrë në një fazë qëndrueshmërie, të cilën e kemi dokumentuar javë pas jave. ka një ulje të shtrimeve në spitale dhe ka një ulje të numrit të vdekjeve”, tha ajo.
Pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu se kur pritet të hiqet ora policore. znj. Fico nuk dha një përgjigje konkrete, por shtoi se duke respektuar masat mbrojtëse shumë shpejt do të arrihet ky objektiv.

“Janë vendimmarrje të vështira dhe janë bërë 15 muaj që jemi në një trysni. Ajo që unë do të thosha është se e kemi sjellë këtu situatën të gjithë bashkërisht, që duke rritur numrin e vaksinimit dhe të kujdesit, do të shkojmë drejt këtij objektivi”, tha ajo.

Shefja e ISHP-së tha se qytetarët gjatë këtej sezoni turistik do jenë më të lehtësuar, në krahasim me një vit më parë.

LEXO EDHE:  Arilena Ara tregon momentin e dhimbshëm/ Si iu desh të ngjitej në skenë ditën që humbi babain

LEXO EDHE:  Pse në thelb jemi që të gjithë emigrantë

Ajo pohoi faktin se dalja e vaksinës anti-COVID ka rritur shpresën dhe pritshmëritë, që epidemia të vihet më shpejt nën kontroll.

“Sezoni i vitit të shkuar ishte menjëherë pas një mbyllje absolute dhe më pas një hapje, e cila në rrugë e sipër krijoi rritje të rasteve. Ka një diferencë shumë të madhe, qoftë nga përgatitja, qoftë dhe nga njohuritë. Dalja e vaksinës bëri diferencën si dita me natën”, tha ajo./EuroNews

LEXO TE PLOTE