LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja me Ramën/ Basha në fushatë, LSI me "gisht në gojë"

2 Prill 2019, 09:14, Aktualitet CNA
Marrëveshja me Ramën/ Basha në fushatë, LSI me "gisht

Prej më shumë se një muaji opozita ka vendosur të djegë mandatet e deputetëve dhe ka nisur protestat, për rrëzimin e qeverisë, me pretendimin se qeveria ka ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi.

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe deklaron se nuk do të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Por, situata në fakt duket të jetë krejt ndryshe, nga deklaratat politike të opozitës.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha edhe pse në media thotë se ?zgjedhje me Ramën nuk do të ketë?, në fakt ka filluar fushatën.

Në fillim shkoi me vrap në Durrës, i entuziasmuar që Rama nuk rikonfirmoi kandidimin e Vangjush Dakos, ndërsa pasditen e djeshme ishte në Shkodër.

Në të dyja këto qytete, Basha ka zhvilluar takime dhe premtime, duke filluar kështu fushatën elektorale dhe duke e lënë LSI-në, mënjëanë.

Por ka edhe një tjetër detaj, edhe pse në qendër Basha dhe Kryemadhi duken të bashkuar, në bazë ndodh e kundërta. Demokratët duket se nuk e pranojnë LSI-në, gjë e cila ka nxitur përplasjet dhe mosbashkëpunimin në bazë.

Basha dhe Kryemadhi duket një dyshe e sforcuar, pasi LSI-ja duket e dobët dhe pa peshë në bazë dhe Basha në asnje rast nuk e merr as Monikën e as aletatët e tjerë në takimet e tij në Pra, Basha ka filluar fushatën pa Kryemadhin dhe pa aleatët.

Gjithë situata tregon se Lulzim Basha i ka braktisur aleatët dhe po luan me ta, duke iu vjedhur ç?të mundë. Një skenar ky i ngjashëm me 2017, kur Basha pas marrëveshjes me kryeministrin Rama i tradhëtoi ata./CNA.al

Takimi në Shkodër/ Basha premton hapjen e garës brenda partisë

Lulzim Basha braktis revolucionin/ Fillon fushatën?!

Lajmet e fundit nga