LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Margarita Xhepa feston 85-vjetorin në spital/ Meta i dhuron lule

2 Prill 2019, 12:22, Aktualitet CNA
Margarita Xhepa feston 85-vjetorin në spital/ Meta i dhuron lule

Aktorja e madhe e skenës shqiptare Margarita Xhepa feston sot 85-vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht për shkak të problemeve shëndetësore, këtë ditëlindje ajo po e kalon në spital.

Aktorja e madhe është vizituar sot në spital nga presidenti Meta, i cili i ka dhuruar dhe një buqetë me lule dhe i ka uruar shërim të shpejtë.

?Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa.

I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t?i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike?, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga