Connect with Us

Historia kthen faqe/ Këto shenja horoskopi do të jetojnë një muaj të zjarrtë

Aktualitet

Historia kthen faqe/ Këto shenja horoskopi do të jetojnë një muaj të zjarrtë

Publikuar

-

muaj i zjarrte horoskop

Demi

Energjia seksuale do të pushtojë Demin këtë prill. Tashmë ata do të ndjejnë një lidhje mes dëshirës dhe joshjes dhe kjo do të bëjë që të tërheqin vëmendjen e shumë personave.

Ata që do të duan të përfshihen do të duhet që të sqarojnë çdo mundësi. Megjithatë është e rëndësishme që njerëzit e kësaj shenje të kujdesen pak edhe për ndjenjat e tyre dhe për ndjenjat e personave që kanë afër.

Binjakët

Do të ndjesh një lidhje shumë të fortë mes botës së brendshme dhe asaj që je ti si njeri. Kjo do të ta bëjë më të lehtë që të shprehësh ndjenjat, si dhe që të lidhesh emocionalisht me të tjerët.

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës/ Çfarë ka parashikuar Paolo Fox për secilën shenjë?

Këto ditë do të jetosh disa ndjesi shumë të rëndësishme në një situatë të qetë dhe romantike. Mos ki frikë nga ndjenjat. Lëre botën të zhytet në thellësinë tënde./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Korrupsioni i liderave politikë/ Berisha krahason Nanon dhe Ramën

Publikuar

-

Nga

Berisha i nxjerr videon Ramës/ Ja pse Shqipëria nuk i hap negociatat

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për korrupsionin në politikë i cili është kthyer në një shqetësim serioz në këto 30 vjet demokraci.

Në një interviste për “Zgjedhje 2021” Berisha ka akuzuar socialistët si personat të përfshirë në shumë afera, ndërsa ka hequr edhe një paralele mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos.

Sipas tij, ky i fundit është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës/ Çfarë ka parashikuar Paolo Fox për secilën shenjë?

LEXO EDHE:  Jeta sentimentale dhe njohjet e reja/ Horoskopi i dashurisë për javën e ardhshme

Afera të tilla siç janë ndjeksa, afera siç është Agon Channel, siç do të jetë porti i Durrësit nuk ka lënë Fatos Nano. Megjithatë Fatos Nano vendosi një akt së pari rrotacionin e pushtetit dhe dha dorëheqjen nga Partia Socialiste. Fatos Nano është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e detit me Greqinë/ Basha: Do ta çojmë në gjykatën e Hagës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar  çështjen e detit me Greqinë, duke u shprehur se këtë çështje do ta çojë në gjykatën e Hagës.

Më tej, në një interviste për Report Tv ai shprehet se kjo çështje është një nga dështimet e qeverisë dhe se PD synon ta përmbyllë këtë proces në përputhje të plotë me ligjin.

“Propozimi ynë nëse do ishte bërë realitet  do ta kishte tejkaluar këtë problem. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese mbetej vetëm një rrugë, ajo e drejtimit tek gjykatat ndërkombëtare.

Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve. Pa diskutim që dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur dhe do të kishte ndodhur tashme, e demilitimi i zonës ekonomike ekskluzive. Dhe ne do të synojmë ta përmbyllim këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës.”, shprehet Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Pandemia në fazë kritike, trajektorja po rritet

Publikuar

-

Nga

OBSH: Pandemia është në fazë kritike

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fillim të vitit, situata globale është duke u përkeqësuar në javët e fundit, tha OBSH-ja.

“Jemi në një fazë kritike të pandemisë. Trajektorja e saj po rritet. Është duke u rritur në mënyrë dramatike”, tha Maria van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Koronavirusi ka vrarë mbi 2.9 milionë njerëz prejse është shfaqur për herë të parë në fund të vitit 2019.

Mbi 136 milionë vetë janë infektuar në total.

Në nivel global, “kemi parë shtatë javë rresht të rasteve në rritje dhe katër javë të vdekjeve në rritje”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën e kaluar është regjistruar “numri i katërt më i lartë i rasteve në një javë të vetme”, tha ai.

Rritja e rasteve vjen me gjithë shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave në shumë vende të botës.

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni çfarë ka parashikuar Paolo Fox për ditën e sotme

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Si do të jetë kjo e shtunë për të gjitha shenjat

Deri më tash, rreth 780 milionë vaksina janë administruar globalisht, por autoritetet shëndetësore thonë se duhet të vazhdojë veshja e maskave, si dhe ruajtja e distancës fizike, për të përmbysur trajektoren.

“Ne gjithashtu duam të shohim rihapjen e shoqërive dhe ekonomive, si dhe rifillimin e udhëtimeve dhe të tregtisë”, tha Tedros.

“Por, tani, njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende janë të tejmbushura dhe njerëzit po vdesin. Kjo mund të shmanget”, shtoi ai.

Sipas tij, pandemia është larg fundit, por “ka shumë arsye për optimizëm”.

”Rënia e rasteve dhe vdekjeve gjatë dy muajve të parë të vitit tregon se ky virus dhe variantet e tij mund të ndalen”, tha Tedros./rel

LEXO TE PLOTE