LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hakmarrja/ A është vërtet e ëmbël?

2 Prill 2019, 18:20, Aktualitet CNA
Hakmarrja/ A është vërtet e ëmbël?

Jo! Hakmarrja e ngarkon shumë mendjen dhe bën që të keni gjatë gjithë kohës mendime dhe një qasje negative ndaj botës.

Në një studim të kryer nga një universitet në SHBA, shkencëtarët kanë bërë një eksperiment të tillë. Pjesëmarrësit duhet të kontribuonin me një shumë të caktuar në një shtëpi të përbashkët. Më pas totali shumëzohej sipas një faktori dhe paratë ndaheshin në mënyrë të barabartë mes pjesmarrësve.

Megjithatë ata mund të zgjidhnin që të mos kontribuonin  dhe sërish do të merrni pjesën e tyre pas ndarjes së parave. Personat që më pas zgjidhnin të merrnin hak ndaj këtyre personave shfaqnin emocione më negative se të tjerët.

Mendimet e tyre vazhdonin të përqendroheshin mbi gabimin e bërë  ndaj tyre dhe tek padrejtëia. Ata që hoqën dorë nga hakmarrja u distancuan edhe emocionalisht nga ndodhia dhe treguan një humor më të pozitiv se hakmarrësit./CNA.al

Lajmet e fundit nga