Connect with Us

Deklarata e fortë/ Si u manipulua dosja që fundoste Ramën dhe Xhafajn

Aktualitet

Deklarata e fortë/ Si u manipulua dosja që fundoste Ramën dhe Xhafajn

Publikuar

-

Juristi i njohur, Çlirim Gjata, aktualisht Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një deklaratë për mediat, juristi Gjata tha se fabrikimi i dëshmitarit të sajuar është radiografia e narkoshtetit që sipas tij mbulon të vërtetën e vëllait trafikant droge të Fatmir Xhafajt, për të goditur opozitën.

Rreth 1 vit më parë, kur Partia Demokratike denoncoi skandalin e përfshirjes së vëllait të Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj në trafikun e drogës, qeveria nisi operacionin e manipulimit të dosjes që fundoste Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën.”-tha Gjata.

Më tej, ai theksoi se përgjimet zyrtare kanë faktuar se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë për të mbuluar të vërtetën.

Sipas juristit Gjata, ata kanë fabrikuar dëshmitarin e paguar me para për të shpëtuar trafikantin Agron Xhafaj dhe për të akuzuar penalisht opozitën.

“Dosja kundër Ervin Salianjit dhe gazetarit kurajoz Jetmir Olldashi tregon radiografinë e një narkoshteti, ku 𡞯do institucion dhe zyrtar që duhet të ishte në krah të ligjit, është vendosur në krah të trafikantëve të drogës, në rastin konkret të Agron Xhafajt, dhe të politikanëve që e mbrojnë trafikantin, Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt.
Provat që kolegu Salianji i ka bërë publike plotësojnë atë pjesë të gjeagjëzës, që qytetarët e mendojnë se ndodh brenda narkoshtetit, por deri më sot nuk e kishin dëgjuar me veshët e tyre.”-tha ndër të tjera Çlirim Gjata.

Deklarata e plotë:

Rreth 1 vit më parë, kur Partia Demokratike denoncoi skandalin e përfshirjes së vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj në trafikun e drogës, qeveria nisi operacionin e manipulimit të dosjes që fundoste Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën.

Pas një viti, përgjimet zyrtare kanë faktuar se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë për të mbuluar të vërtetën. Ata kanë fabrikuar dëshmitarin e paguar me para për të shpëtuar trafikantin Agron Xhafaj dhe për të akuzuar penalisht opozitën.

Dosja kundër Ervin Salianjit dhe gazetarit kurajoz Jetmir Olldashi tregon radiografinë e një narkoshteti, ku 𡞯do institucion dhe zyrtar që duhet të ishte në krah të ligjit, është vendosur në krah të trafikantëve të drogës, në rastin konkret të Agron Xhafajt, dhe të politikanëve që e mbrojnë trafikantin, Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt.

Provat që kolegu Salianji i ka bërë publike plotësojnë atë pjesë të gjeagjëzës, që qytetarët e mendojnë se ndodh brenda narkoshtetit, por deri më sot nuk e kishin dëgjuar me veshët e tyre.

Qytetarët kanë dëgjuar sesi Drejtori i Policisë së Fierit është kthyer në shërbëtor të një trafikanti, e mban me para, i jep llogari, e takon me shefa të mëdhenj e me prokurorë të çështjes, vetëm sepse shefat e tij politikë e kishin caktuar për dëshmitar të rremë kundër opozitës.

Qytetarët kanë parë, se shërbimi informativ i shtetit, në vend që të marrë informacion për Agron Xhafajn, çon në prokurori një Agron tjetër, zëri i të cilit, sipas ekspertizës zyrtare, nuk ngjan aspak me atë të vëllait trafikant të ministrit të brendshëm.

Qytetarët kanë dëgjuar se dëshmitari i sajuar, shërbëtor i paguar i një qeverie që trafikun e drogës dhe krimin e organizuar e ka në themel të pushtetit të saj, urdhëronte prokurorët e çështjes të takoheshin me të, kur të donte ai.

Qytetarët kanë dëgjuar në bisedat e pazbardhura nga prokuroria emra të njohur të Partisë Socialiste, përfshirë edhe atë të Taulantit, i njohur si njeriu i punëve të pista të Edi Ramës.

Qytetarët kanë dëgjuar me veshët e tyre mes bisedave të dëshmitarit të sajuar dhe drejtorit të policisë së Fierit se pas gjithë kësaj historie qëndron një shef i madh, i cili koordinon zbatimin e skemës kundër opozitës për të mbuluar të vërtetën e narkoshtetit.

Të gjitha këto janë fakte të përdorimit të shtetit, nga policia, tek prokuroria dhe shërbimi sekret i fabrikimit të një dëshmitari të blerë me para për ta përdorur kundër opozitës.

Pushtetin për të përdorur të gjithë këto institucione në Shqipëri e ka vetëm një njëri. Ai quhet Edi Rama, pa largimin e të cilit në Shqipëri nuk do të ketë paqe sociale! /CNA.al

Aktualitet

Shtypi i ditës, 23 korrik 2019

Publikuar

-

Nga

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 23 korrik 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Milot-Balldren, kosti rritet me 44 milion euro”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Meta: Negociatat? Duhen zgjedhje të ndershme”.

“MAPO” hapet me titullin “Nga Teatri tek Astiri, qeveria nuk ndalet në kursin e saj”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Reforma në Drejtësi, palët mbeten të ndara edhe tre vite pas”.

“Shekulli” ka si titull kryesor “Milot-Balldren, kosto e rrugës mund të shkojë 300 milion euro”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Shembja e Teatrit Kombëtar, mobilizohen artistët”.

“RD” ka si titull kryesor “Protestat nuk ndalen. Qytetarët mbrojnë Teatrin, përplasje te Unaza e re”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Plani: Kthim i parave të grabitura”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shqiptarët më të mjerët në rajon/ 28 % e familjeve nuk paguajnë dot ujin dhe dritat

Publikuar

-

Nga

28 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagesën e faturave mujore, të tilla si uji, dritat, qira etj për gjatë vitit 2018, sipas gjetjeve të Barometrit të Ballkanit të këtij viti.

Anketa që përfshiu familjet në të gjitha vendet e Ballkanit evidentoi se në Shqipëri përqindja e familjeve që nuk përmbushin detyrimet për shlyerjen e  faturave të dritave dhe të ujit është më e madhe se në çdo vend  tjetër, madje edhe më e madhe se në Kosovë, e cila për nga niveli i jetesës është në nivele të krahasueshme.

Madje Bosnja dhe Kosova u renditën ndër vendet me më pak vështirësi për përballimin e faturave mujore përkatësisht me nga  9-17% secila. Në Maqedoni shihet se 19 për qind e familjeve e kanë këtë vështirësi, ndërsa në Malin e Zi 20 për qind e tyre.

Pas Shqipërisë nivelin më të lartë të familjeve që nuk i përballojnë faturat e ka Serbia me rreth 23 për qind të familjeve.

Sipas anketës numri i familjeve në vështirësi për të paguar faturat mujore erdhi në ulje në raport me vitin 2017, por gjithsesi janë nivel shumë më të lartë se mesatarja Rajonale.

Gjetja e anketës materializohet edhe në arkëtimet e OSHE-së, ku për rreth 24 për qind e energjisë që hidhet në rrjet nuk merret asnjë pagesë.

Çmimet e energjisë u rritën pesë vite më parë me rreth 20 për qind. Teksa Shqipëria ka çmimet energjisë për konsumatorët në nivelet më të larta rajonale, i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulta.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë periudhës 2012-2017, të ardhurat për frymë të Shqipërisë u rriten me 700 euro, nga niveli 3300 euro arritën në 4000 euro për frymë.

Rritja më e madhe neto e të ardhurave për frymë ka ndodhur në Malin e Zi. Niveli i tyre, nga 5100 euro në vitin 2012 arriti në 6900 euro në vitin 2017, duke u rritur me 1800 euro. Kjo vlerë ishte gati sa dyfishi i rritjes neto të të ardhurave për frymë se në vendet e tjera të Ballkanit. Më pas, për rritjen më të lartë vjen Maqedonia, të ardhurat për frymë të së cilës u rritën me 1100 euro gjatë 2012-2017.  Gjithashtu Serbia dhe Bosnja raportuan rritje të njëjtë të ardhurash për frymë, me 900 euro për periudhën në fjalë./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Moti në vendin tonë vijon të jetë në kushte të qëndrushme, ndërsa temperaturat pësojnë sërish rritje.

Sipas IGJEUM, në përgjithësi, nuk priten reshje në asnjë prej qarqeve, por ekziston mundësia për ndonjë shtrëngatë gjatë pasditeve është mjaft e vogël, më e mundshme në terrenet malore të qarqeve të Veriut.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 19 / 32 °C

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në qarqet e Veriut dhe të bregdetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE