LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërhiqet Gent Ibrahimi/ Eliminohet "doktori i shkencave", në garën për kryeprokuror

1 Prill 2019, 12:37, Aktualitet CNA
Tërhiqet Gent Ibrahimi/ Eliminohet "doktori i shkencave", në

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur sot fillimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Janë nëntë kritere që kandidatët duhet të plotësojnë për të aplikuar për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Një nga kandidantët potenciale për këtë post është prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, i cili pritet të ketë përballë prokuroren e përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Sot, KLP ka publikuar kriteret, ku duket që është eliminuar kriteri i shpikur nga Gent Ibrahimi. Kriteri që të jesh doktor shkencash nuk figuron në listën e kritereve të KLP-së, duke lënë të kuptohet se është zmbrapsur Gent Ibrahimi.

Kriteret

Të kenë 15 vjet përvojë pune si juristë të spikatur.

Të jenë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të kenë gradë shkencore në drejtësi.

Të mos kenë mbushur  moshën e daljes në pension sipas nenit 64, pika 3 të ligjit nr. 96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit, para dorëzimit të shprehjes së   interesit për Prokuror të Përgjithshëm, funksione politike në administratën publike.

Të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit pozicione drejtuese në partitë politike.

Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit ?Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?.

Të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Të mos kenë qenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës.

Të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

“Kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura mund të paraqesin kërkesën  jo më vonë se 30 ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes në faqen e internetit të Këshillit”, thuhet në njoftimin e KLP-së.

Krahas kërkesës për kandidim, kandidatët dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë  edhe të tjera dokumentacione:

Një jetëshkrim i përditësuar.

Një platformë personale e qëllimeve dhe objektivave që kandidati propozon të ndjekë. Ky dokument duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 20 faqe, në llojin e shkrimit Times Neë Roman, madhësia 12, me një njësi hapësire mes rreshtave.

Një deklaratë nën përgjegjësi ligjore se nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor apo i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit para vitit 1990.

Një deklaratë nën përgjegjësi ligjore se nuk është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve sekrete

Një vetëdeklarim sipas Ligjit Nr. 138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave të zgjedhur, emëruar ose që marrin funksione publike?.

Formularin ?Deklaratë e pasurisë dhe interesave privatë e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë? të hartuar nga ILDKPI në zbatim të nenit 3/1 të ligjit nr. 9049/2003, në zarf të mbyllur, për kandidatët që nuk janë subjekte të rivlerësimit.

Dëshmi të gjendjes gjyqësore lëshuar nga organi kompetent shtetëror;

Vërtetimin/ dokumentacionin e përshtatshëm që provon përvojën e punës së kandidatit për pozicionin për të cilin konkurron.

Rezultatet e vlerësimit profesional dhe etik të kandidatëve në punët që kanë bërë në të shkuarën, nëse ka, apo rezultatet e arritura gjatë përvojave të tyre të punës, që lidhen me ushtrimin e funksioneve në fushën e drejtësisë penale.

Rezultatet e arritura gjatë studimeve të larta, gjatë formimit fillestar dhe atij të vazhdueshëm në Shkollën e Magjistraturës, dhe në trajnime dhe kurse të certifikuara, brenda dhe jashtë vendit.

Rezultatet e arritura gjatë studimeve pasuniversitare në fushën e së drejtës penale.

Kopje të noterizuara të dëshmive të gjuhëve të huaja sipas pikës 1, gërma c të nenit 9 të kësaj rregulloreje nëse ka.

Kopje të noterizuara të gradës shkencore ose titujve akademikë.

Kopje të Vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo Kolegjit te Apelimit nëse kandidati për Prokuror i Përgjithsëm ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit./CNA.al

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga