LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shokon Artan Hoxha/ Shkodranët e dinë kush fshihet pas ngjarjeve

1 Prill 2019, 18:34, Aktualitet CNA
Shokon Artan Hoxha/ Shkodranët e dinë kush fshihet pas ngjarjeve

Gazetari Artan Hoxha, gjatë komentimit të ngjarjeve kriminale në Shkodër, u shpreh se komuniteti e di kush fshihet pas këtyre ngjarjeve.

Sipas Hoxhës, dihet kush i bën krimetj por vetëm duhet të gjenden ekzekutuesit.

Më tej Hoxha shprehet se ngjarja e Shkodrës mund të parandalohej.

?Në të gjitha ngjarjet, që kanë ndodhur në Shkodër, nuk përfshihet komuniteti shkodran, pasi në këto histori dihet kush fshihet, pas këtyre ngjarjeve. Dihet kush i bën krimet por ngelet për tu gjendur ekzekutuesit. Grupet në Shqipëri shkëmbejnë vrasësit me pagesë. Krimet në Shkodër janë në një rrjedhe logjike, janë të parandalueshme. Deri në vitin 2012 në Shkodër ka qenë një grup tjetër shumë i fuqishëm, që e ka mbajtur qytetin nën terror. Duke mos u hetuar plotësisht është lënë hapsirë që të kemi ngjarje të njëpasnjëshme kriminale?,-tha Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga