LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama sulmon sërish pedagogët/ Sharlatanët, doktorë shkencash

1 Prill 2019, 10:35, Aktualitet CNA
Rama sulmon sërish pedagogët/ Sharlatanët, doktorë shkencash

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e bibliotekës digjitale universitare, kryeministri Rama sërish nuk është kursyer ndaj pedagogëve dhe dekanëve.

Rama ka thënë se duhet bërë njëherë e mirë ndarja e pedagogëve sharlatanë ?doktor shkencash?, nga ata që meritojnë të gjithë respektin për dijet dhe punën që bëjnë.

Për Edi Ramën, në universitet duhen bërë ndryshime radikale, ndërsa fajësoi rektoratin për disa problematika që hasen në fakultete.

?Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar. Rektorati nuk ka bërë ndonjë gjë në drejtim të transparencës së titujve akademikë. Edhe për problematika të tjera, Rektorati bën sikur nuk dëgjon. Tjetër pikë që do të vendosim, bazuar në kritere ndërkombëtare, është që studentët të vlerësojnë punën e pedagogëve.?-tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë gjithashtu, tha se do të shihet edhe problematika e shitjes së librave në këmbim të notës.

?Gjithashtu duhet të shikohet edhe problematika e shitjes së librave në këmbim të notës. Por këtë s?mund ta bëjmë ne si qeveri, se duket e njëanshme, por duhet ta bëjë universiteti. Ne do të ndërhyjmë në legjislacion dhe do marrim përgjegjësi. Kjo nuk është më e mira, por nuk mund t?i lëmë fëmijët e këtij vendi në pikë të hallit?, vlerësoi Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga