LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama si zombi/ Basha tmerron banorët e Koplikut

1 Prill 2019, 15:21, Aktualitet CNA
Rama si zombi/ Basha tmerron banorët e Koplikut

Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij përpara banorëve të Koplikut e vuri theksin tek largimi masiv i të rinjve shqiptarë.

Sipas Bashës, largimi masiv i të rinjve është gjëja më e dhimbshmke që ai ka parë sot në Koplik madje edhe dy muaj më parë gjatë një vizite që kishte bërë tek dajat e tij në Hot.

Më tej Basha komentoi deklaratat e Ramës ku vendos si kusht mesataren mbi 6 për të shkuar në Universitet.

Basha e quajti Ramën, zombie dhe kufomë që e di se i ka ardhur fundi.

?Vij këtu prej 6 vitesh edhe lajmi i keq është largimi masiv i të rinjve. Para dy muajsh isha në Hot tek dajat e mi dhe më e dhimbshja që kam parë aty ka qenë mbyllja masive e shkollave të njëjtë gjë ma tha edhe një nga biznesmenët këtu në Koplik që ka një kancelari në hyrje të qytetit që gjimnazi ka ngelur 350 veta nga nga 700 që kishte. Sot Rama tha që studentët me mesatare 6 nuk do të futen në Universitet. Po kush je ti? Kush është ky? Ky është ai që ka mbushur Parlamentin me kriminela, me vota të vjedhura, me njerëz të lidhura me krimin. Sot sado i aftë të jesh nuk çan dot përpara sepse vendi është në duart e 5 oligarkëve. E din të gjithë që Rama ka rënë madje edhe vetë ai e din. Ecën si zombie, si kufomë duke lëshuar me batuta me gojën e tij të pisët me të cilën mendon se mund të gënjejë përsëri shqiptarët?,-tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga