LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia greke sekuestron 96 kg drogë nga Shqipëria

1 Prill 2019, 15:43, Aktualitet CNA
Policia greke sekuestron 96 kg drogë nga Shqipëria

Policia greke ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge, e cila vinte nga Shqipëria.

Ditën e sotme janë bllokuar 91 kg marijuanë në kufi. Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë.

Pasi policia ka ndaluar një mjet për ta kontrolluar janë gjetur 56 pako me 91 kg 200 gram marijuanë. Ndërkohë janë sekuestruar 170 euro dhe një celular.

Policia ka arrestuar një grek 60-vjeçar, ndërkohë që po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Kjo nuk është hera e parë që policia greke bllokon ngarkesa droge që vijnë nga Shqipëria në drejtim të shtetit fqinj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga