Connect with Us

Ngjarjet kriminale/ “I pritet koka” shefit të Komisariatit të Shkodrës

Aktualitet

Ngjarjet kriminale/ “I pritet koka” shefit të Komisariatit të Shkodrës

Publikuar

-

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën mëngjesin e së Shtunës, ku u ekzekutuan dy vëllezërit, Astrit dhe Ibrahim Bilali, ka sjellë reagime të shumta.

Po atë ditë në mbrëmje, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, shkarkoi drejtuesin e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër ,Vehbi Bushati, duke e zëvendësuar me Niko Brahimajn.

Ndërkohë, ditën e sotme është shkarkuar edhe shefi i Komisariatit të Policisë së qytetit të Shkodrës, Vasil Çela, i cili do të zëvendësohet nga  Lorenc Hoxha./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Thirrja e Klemend Zgurit/ Anëtaret e KQZ kanë humbur interesin për detyrën, të ngrihet sa më shpejt!

Publikuar

-

Nga

Thirrja e Klemend Zgurit/ Anëtaret e KQZ kanë humbur interesin për detyrën, të ngrihet sa më shpejt!

Klement Zguri, ka paraqitur sot në Kuvend dorëheqjen nga detyra e kreut të KQZ.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Zguri thotë se KQZ ka pushuar de facto së funksionuari dhe sipas tij anëtaret e KQZ e kanë humbur interesin për detyrën

Zguri ka kërkuar angazhim maksimal për ngritjen e strukturave të reja të KQZ-së. Sipas tij, koha nuk pret dhe  KQZ ka nevojë për një drejtim një orë e më parë.



Zguri thekson se pavarësisht se ka nisur puna për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese ende nuk ka një datë të saktë se kur do të zgjidhen anëtarët e KQZ-së.

LEXO EDHE:  Zyrtarizohet kandidatura e PD për Bashkinë e Shkodrës

LEXO EDHE:  Skandali me mallrat ushqimore/Arrestohet një zyrtar i AKU-së dhe bashkëpunëtori i tij

Kujtojmë se Zguri u emërua në krye të KQZ-së pas marrëveshjes së 17 majit 2017 mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha dhe i mandati i mbaronte më 3 nëntor të këtij viti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Lëkundje të forta tërmeti shkundin ishullin në Greqi

Publikuar

-

Nga

Lëkundje të forta tërmeti shkundin ishullin në Greqi

Një tërmet me magnitutë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur ishullin e Kretës, në Greqi, pasditen e së premtes.



Sipas qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, vatra e tërmetit ishte 60 km nën sipërfaqen e tokës.
Ende nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale apo në njerëz./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Formula e PS për listat e deputetëve/ Gjiknuri: Çdo kandidat njihet për bëmat e tij, unë jam marrë shumë me…

Publikuar

-

Nga

Formula e PS për listat e deputetëve/ Gjiknuri: Çdo kandidat njihet për bëmat e tij, unë jam marrë shumë me...

Partia Socialiste propozoi në Këshillin Politik formulën si do të bëhet shpërndarja e deputetëve tashmë me lista të hapura.

Në ABC Neës, Damian Gjiknuri u pyet nëse me këtë propozim bëhet spostim de facto i kandidatit që mund të vendoset në fund të listës. Por Gjiknuri thotë se çdo kandidat nëse ka dhënë kontribut në komunitet do të votohet edhe nëse është vendosur në fund të listës.

-Se mos vendosni Gramoz Ruçin në Gramsh në fund të listës?

“Gramozin edhe po ta fusësh të fundit në Gramsh, del deputet. Çdo kandidat njihet për bëmat e tij. Unë jam marrë shumë me vota si shumë kolegë. Shumë thonë do ta jap voten ç’ke ti dhe sta japin. Nuk e di njeri se si voton se vota është e fshehtë.



Kjo është fushatë, në këtë themi mos votoni Berishën mos votoni Bashën. Kur ke garë do do kesh dhe kështu tensionesh, ky është elementi i dobët për listat e hapura është dhe luftë brenda llojit”, u shpreh Gjiknuri.

LEXO EDHE:  Vlahutin: Shqipëria duhet të ndërgjegjësohet për pasurinë që ka

LEXO EDHE:  Arrestohet vlonjati në Shkodër/ Po trafikonte lëndë narkotike

Lidhur me kërkësën e opozitës që OSBE të asistojë, Gjiknuri tha se çështja e koalicioneve nuk është teorike se prish ekuilibrin politik.

“Opozita do të mbrojë traditën.  Tradita u thye. Ti vazhdon me traditën. U ndryshua mënyra e votimit të kandidatëve dhe kjo sjell modifikim të formulës së kalicioneve, nuk jemi në të njëjtat kushte, koalicioni nuk ka qenë pjesë debati, por hapja e listave që është tani fakt i kryer, unë personalisht kam qenë kundër kam pikëpamjet e mia. Por ne kemi gjetur zgjidhjen si çdo vend europian”, tha Gjiknuri./CNA.al

LEXO TE PLOTE