LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga bingo, llotot, tek qendra e internetit/ Pronarja e ish-hotel Vjosës në krye të Prokurorisë

1 Prill 2019, 13:49, Aktualitet CNA
Nga bingo, llotot, tek qendra e internetit/ Pronarja e ish-hotel Vjosës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë komandoi sot në krye të Prokurorisë së Fierit, prokuroren Violeta Shkurta.

Ajo zëvendësoi në këtë detyrë, prokurorin  e shkarkuar nga Vettingu Fatmir Lushi.

Ky i fundit ishte emëruar nga Arta Marku, menjëherë sapo ajo kishte nisur të ushtronte kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm, në Janar të vitit 2018.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë e deklaruar nga prokurorja Shkurta, e cila rezulton se ka të ardhura edhe nga pasuri të paluajtshme si ambjente hoteli, lloto apo edhe qendra interneti.

Prokurorja, sipas të dhënave të pasurisë që ka deklaruar rezulton se ka qenë në krizë, vetëm në momentin që është divorcuar nga bashkëshorti, por më vonë duket se është rikthyer sërish me të, duke stabilizuar kështu edhe gjendjen finaciare.

Pasi pasuritë si lloto, apo qendra e internetit janë në emër trë bashkëshortit.

Në deklarimin fillestar të vitit 2003, sipas të dhënave të Open Spending Albania, ajo deklaron se ka një Bingo të blerë me të ardhurat nga emigracioni. Në vitin 2004 deklaron vetëm pagat të sajën dhe të bashkëshortit.

Ndërsa në vitin 2005 e ka shtuar pasurinë me një apartament sipërfaqe 180 metër katror që kushton 8 460 000 lekë. Gjithashtu ajo deklaron të ardhura nga filiali lotosport, 600 000 lekë si dhe të ardhura nga ISP Redi, shërbim interneti, në emër të bashkëshortit, në shumën, 150 000 lekë.

Në vitin 2006 ajo deklaron pagat dhe të ardhurat nga aktivitetet e bashkëshortit. Në vitin 2007 ajo deklaron divorcin, duke shtuar se ende nuk është vendosur për pronësinë e shtëpisë.

Në vitete, 2008, 2009 dhe 2010, ajo deklaron pagën e saj dhe kredi të vogla.

Në vitin 2011, ajo ka deklaruar një apartament të përfituar nga privatizimi, në Fier si dhe  një kredi të  marrë nga Bashkia në shumën  4 404 960 lekë, me të cilën ka likujduar kredinë e marrë në vitin në vitin 2006. Në të njëjtin vit ajo ka deklaruar dhe një automjet në emër të bashkëshortit në shumën 290 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2012, ajo ka deklaruar qiranë e përfituar nga pasuria e paluajtshme, 175 000 lekë.

Në vitin  2014 ajo ka marrë një dhuratë për ditëlindje nga djali, një  autoveturë,  50 000 lekë. Në të njëjtin vit e ka shtuar pasurinë me një tjetër automjet të blerë në  në Gjermani në shumën, 1 700 euro.

Në vitin 2015, ajo ka deklaruar të ardhura cash, 300 000 lekë, të siguruara nga pagat dhe dhënia me qita e pasurisë së paluajtshme në ambjentet e ish-hotel Vjosës, llogari rrjedhëse 28 000 lekë si dhe të  ardhura nga dhënia me qira e ambjenteve të ish-hotel Vjosës, 96 350 lekë.

Ndërsa në vitin 2016 ajo deklaron, gjendjen në llogarinë rrjedhëse, 149 672 lekë, të ardhura cash, 100 000 lekë si dhe të  ardhura nga dhënia me qira e ambjenteve të ish-hotel Vjosës, 82 150 lekë.

Deklarata e pasurisë ndër vite

Viti 2003

Autoveturë të blerë me kursimet familjare

Bingo “Ami” pronë e bashkëshortit, dhënë me qira. Blerë me të ardhurat e  krijuara nga emigracioni.

Viti 2004

Paga si prokurore në Fier, 841 342 lekë.

Paga e bashkëshortit, 48 5200 lekë.

Viti 2005

Apartament banimi me sipërfaqe 180 metër katror, në Fier, 8 460 000 lekë.

Llogari rrjedhëse, 620 000 lekë.

Të ardhurat nga paga, 981 398 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer policie, 198 000 lekë.

Të ardhura nga filiali lotosport, 600 000 lekë.

Të ardhura nga ISP Redi, shërbim interneti, në emër të bashkëshortit, në shumën, 150 000 lekë.

Detyrim financiar ndaj Telekomit, 400 000 lekë.

Detyrim financiar nga bashkëshorti në shumën, 150 000 lekë.

Detyrim financiar ndaj firmës ndërtuese ku ka blerë apartamentin, 5 960 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhurat nga paga, 863 705 lekë.

Të ardhura nga ISP Redi, shërbim interneti, në emër të bashkëshortit, në shumën, 150 000 lekë.

Të ardhura nga filiali lotosport, 480 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhurat nga paga, 898 983 lekë.

Pas divorcit nuk është zgjidhur ligjërisht pronësia mbi apartamentin, Kredia për apartamentin është në emër të prokurores.

Viti 2008

Gjendja e llogarisë bankare, 16 058 lekë.

Të ardhura nga paga, 864 682 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga, 1 019 559 lekë.

Over draft, 40 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga, 927 757 lekë.

Detyrimet nga kredia

Viti 2011

Apartament i përfituar nga privatizimi, në Fier.

Të ardhura nga paga, 999 692 lekë.

Paga e bashkëshortit, magazinier, tek një lokal në Fier, 300 000 lekë.

Në prill 2011 ka përfituar nga Bashkia Feir një kredi, 4 404 960 lekë.

Me këtë kredi ka likujduar kredinë e marr në vitin në vitin 2006.

Një automjet në emër të bashkëshortit, 290 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga, 1 078 391 lekë.

Paga e bashkëshortit, Drejtoria e Policisë Qarku Gjirokastër, 270 782 lekë.

Qiraja e përfituar nga pasuria e paluajtshme, 175 000 lekë.

Viti 2014

Blerë një autoveturë nga djali për ditëlindje, 50 000 lekë.

Shitje automjet, 2 000 euro.

Blerje automjeti në Gjermani në shumën, 1 700 euro.

Paga si prokurore, 1 229 771 lekë.

Paga e bashkëshortit, Drejtoria e Policisë Fier, 652 500 lekë.

Paga e djalit, 53 218 lekë.

Viti 2015

Të ardhura cash, 300 000 lekë, të siguruara nga pagat dhe dhënia me qita e pasurisë së paluajtshme në ambjentet e ish-hotel Vjosës.

Llogari rrjedhëse 28 000 lekë.

Paga si prokurore, 1 249 722 lekë.

Paga e bashkëshortit, Drejtoria e Policisë Fier dhe Vlorë,121 624 lekë.

Paga e djalit,334 916 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e ambjenteve të ish-hotel Vjosës, 96 350 lekë.

Viti 2016

Gjendja në llogarinë rrjedhëse, 149 672 lekë.

Të ardhura cash, 100 000 lekë.

Paga si prokurore, 1 171 768 lekë.

Paga e bashkëshortit, Drejtoria e Policisë Vlorë, 737 061 lekë.

Paga e djalit, 494 200 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e ambjenteve të ish-hotel Vjosës, 82 150 lekë/CNA.al

Lajmet e fundit nga